E Hënë, 2 Nëntor 2026

George Clooney-t i mohohet plazhi italian

17/03/2005  “Na pëlqen, por nuk mund të lejojmë që të mbledh një pjesë të plazhit pranë vilës Margherita...”. Së fundmi, kryebashkiaku i Laglio, Itali, ka dhënë vendimin për shitjen ose jo tek George Clooney, të një pjese territori të përbashkët, përgjatë liqenit, i cili ka zgjedhur formën e shkresave zyrtare për të kontaktuar me aktorin, në mënyrë që të mos e takonte atë. “Pasuria e përbashkët e jona, nuk mund të shpërdorohet në këtë lloj mënyre”, është shprehur ai.

A do të ketë apo jo George Clooney një pjesë të plazhit privat përpara vilës së tij, në Itali? Dhe vendimi është i qartë. Roverto Pozzi, kryebashkiaku i vendit të vogël e ka kundërshtuar shitjen, në mënyrën më absolute të mundshme. Por ka arritur që t’i shkruaj një letër Clooney-t, duke theksuar se ai nuk ka asnjë gjë kundër aktorit amerikan. “Për atë propozimin e mallkuar, për të marrë një pjesë të plazhit përpara vilës ‘Margherita’, kanë ndodhur telashe të shumta. Por nuk duhet të harrosh se përsa i përket grupit tim të këshilltarëve, për shitjen e këtij plazhi, nuk ka të bëjë aspak fakti që ti je i famshëm, i njohur dhe i pasur”.

Një shkrim i tillë në anglisht është dorëzuar nga vetë kryebashkiaku në vilën “Oleandra”, nga e cila ka nisur rruga e gjatë përtej oqeanit për të arritur aktorin e njohur. Pasi ka siguruar dhe njëherë George, që “na ke hyrë në zemër, edhe pse s’të njohim, për vetë faktin se je një demokrat, aty në Amerikë. Për plazhin jam i sigurt se do të arrijmë të gjejmë një zgjidhje”. Pozzi pret rastin për ta ftuar në një nga festat e tij të mëdha. “Ti, mund të vish për të marrë nënshtetësinë, në mënyrë unanime, pasi këshilli komunal ka vendosur të ta japë një vit më parë. Presim një festë të madhe, do të bllokojmë trafikun, do të shtrojmë qindra metra tavolina dhe do të argëtojmë vendin, ashtu siç ndodhi me rastin e publicitetit për ‘Fiat’. Të presim me simpati, duke qenë se je bërë qytetar i Laglios. Ps: Martinin sille vetë”.

Ndërkaq, një tjetër zyrtar i Laglio, Giuseppe Mantero, ka dashur të theksojë se kërkesa për përfitimin apo blerjen e plazhit përpara vilës “Margherita”, nuk kërkon sipërfaqe të tëra, por vetëm një gjatësi prej 15 metrash dhe gjerësi prej 3 metrash. Në këtë mënyrë, ai duket se është në favor të aprovimit të kërkesës. “Qytetarëve të Laglio-s do i mbeten edhe tetë metra plazh, ndërsa kompania e Clooney-t do e mbajë të pastër dhe të rregullt vendin”, ka përfunduar ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›