Dublimet në lista, 3 muaj burg për personat që do të votojnë dy herë
Pas publikimit të listave, rreth 5000 shtetas rezultojnë njëkohësisht në dy lista zgjedhësish. Partia Socialiste do të monitorojë rreptësisht personat në fjalë në rast se votojnë dy herë
Shaban Sulçe
5000 personat, emrat e të cilëve rezultojnë të dubluar në listat e zgjedhësve, duhet të maten dhe të mendohen shumë mirë para se të votojnë dy herë në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, pasi nëse e bëjnë një gjë të tillë, rrezikojnë të dënohen deri në 3 muaj me heqje lirie. Votimi dy herë në procesin zgjedhor cilësohet një veprim i dënueshëm në Kodin e ri Zgjedhor dhe parashikon sanksione nga vendosja e gjobës deri te dënimi me tre muaj burg. Pas publikimit të listave të zgjedhësve, Partia Socialiste ka bërë një verifikim të hollësishëm për të konstatuar rastet e dublikatave në këto lista. Pas procesit të verifikimit ka rezultuar se rreth 5000 shtetas janë të regjistruar më shumë se 1 herë në lista të ndryshme zgjedhësish. Një fakt i tillë i ka shtuar shumë dyshimet për manipulim të procesit zgjedhor, pasi duke i pasur emrat njëkohësisht në të paktën dy lista, këta persona mund të votojnë dy herë në zgjedhjet e 28 qershorit. Për këtë arsye, Partia Socialiste, me anë të grupeve të posaçme për parandalimin e manipulimeve në zgjedhje, do t’i monitorojë rreptësisht personat në fjalë.
Monitorimi
Selia rozë disponon tashmë listën me emrat e personave që rezultojnë të regjistruar si zgjedhës në më shumë se një listë votuesish. Duke qenë se këta persona konsiderohen si rrezik potencial për të votuar dy herë në procesin zgjedhor, Partia Socialiste, me anë të strategjisë së saj për parandalimin e manipulimeve, do të përpiqet të frenojë këtë fenomen. Për këtë arsye është planifikuar monitorimi i personave në fjalë. Monitorimi do të jetë i rreptë dhe çdo tentativë e personave për të votuar dy herë jo vetëm që do të parandalohet, por edhe do të dokumentohet. Më pas ndaj personave do të bëhet kallëzim penal në strukturat shtetërore. Sipas Nenit 169 të Kodit të ri Zgjedhor, votimi më shumë se një herë në të njëjtat zgjedhje përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose heqje lirie deri në tre muaj.
Listat
Partia Socialiste nisi disa ditë më parë një proces verifikimi të hollësishëm të të gjitha listave të zgjedhësve për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Që pas publikimit dhe afishimit të këtyre listave, strukturat e selisë rozë bënë verifikimin e tyre, ku janë gjendur parregullsi të shumta. Për verifikimin e këtyre listave u ngritën grupe të posaçme pune, të cilat operuan dhe po vijojnë të operojnë në terren dhe po mbledhin të dhëna rreth parregullsive të mundshme. Kështu, Partia Socialiste ka konstatuar se në listat e zgjedhësve gjenden rreth 3000 persona, të cilët figurojnë si zgjedhës, pavarësisht se kanë ndërruar jetë. Një tjetër problem i konstatuar janë dublikatat në listat e zgjedhësve. Sipas burimeve në Partinë Socialiste, pas verifikimeve të kryera rezulton se mbi 5000 emra zgjedhësish janë të dubluar.
18 Qershor 2009