Rama paralajmëron: “Askush të mos guxojë të prekë votën e PS-së”
Kreu i PS-së: “Kush luan me votën tonë, nuk do të gjejë dot vrimë të futet”. Rama: “Nuk ka pushtet rrugaçësh dhe as rrugaçë në pushtet që mund ta prekin votën e ndryshimit”
Shaban Sulçe
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka lëshuar një paralajmërim të fortë në drejtim të çdo segmenti që do të tentojë të prekë votat e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Gjatë takimit të zhvilluar dje në rrethin e Mallakastrës, kryesocialisti Edi Rama dha sinjale të qarta në drejtim të kryeministrit Berisha, duke paralajmëruar pasoja të rënda mbi të në rast se do të aktivizonte elementë destruktivë për të grabitur apo manipuluar votat e Partisë Socialiste. “Shpërndajeni në të gjithë Mallakastrën këtë entuziazëm dhe kurajë dhe thojuni të gjithëve se nuk ka fuqi që e prek votën tonë më 28 qershor. Nuk ka pushtet rrugaçësh dhe as rrugaçë në pushtet që mund ta prekin votën e ndryshimit më 28 qershor. Nuk do të ketë vrimë për t’u fshehur cilido që do të guxojë të bëjë një lojë sado të vogël me votën e socialistëve më 28 qershor, sepse ne do të fitojmë. Ne do të fitojmë sepse e shkuara nuk mund të bëhet e ardhme dhe e ardhmja nuk mund të mbetet peng në duart e politikës së vjetër dhe të së shkuarës”, - tha kreu i Partisë Socialiste gjatë takimit me banorët e rrethit të Mallakastrës.
Takimi
Duke folur para mallakastriotëve kryesocialisti Edi Rama u shpreh se zona e Mallakastrës është ndër më të varfrat, më të papunat e, për rrjedhojë, është edhe zona më e tradhtuar nga keqqeverisja që tradhtoi gjithë Shqipërinë, por që u vu në funksion të një grushti njerëzish rreth oborrit kryeministror. Kreu i PS-së nënvizoi se Shqipëria sot vuan pasojat e politikës së vjetër të Sali Berishës, pasi kjo qeveri e dështuar bën biznes vetëm për familjen dhe për oborrin qeveritar dhe ka varfëruar shqiptarët. Gjatë fjalës së tij në Mallakastër Rama u angazhua për lëvizjen pa viza brenda zonës “Shengen” të të gjithë shqiptarëve, duke nisur nga viti i ardhshëm. “Ka 18 vjet që politika e vjetër e premton lëvizjen pa viza, ndërkohë Sali Berisha premton përsëri se do të heqë vizat po t’i jepni votën, duke fyer inteligjencën e popullit shqiptar”, - vijoi ai.
Fitorja
Kreu i PS-së u bëri thirrje banorëve që më 28 qershor të votojnë vetëm për Partinë Socialiste, pasi në të kundërt çdo votë do të shkojë dëm dhe nuk do të jetë për ndryshimin e madh që pret Shqipëria. “Vota e çuar jashtë kutisë së Partisë Socialiste është një votë që ndihmon të vjetrën, është një votë që ndihmon Sali Berishën, është një votë që ndihmon atë grusht njerëzish me të cilët duhet të ndahemi”, - vijoi kreu i PS-së. Më tej, gjatë fjalës së tij, Rama shprehu bindjen për arritjen e fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 28 qershorit, pasi siç tha ai, shqiptarët nuk do të lejojnë që të luhet edhe 4 vite të tjera me fatin e fëmijëve të tyre. “Ne do të fitojmë dhe fitorja jonë do të jetë fitorja për shtetin e të gjithëve, do të jetë fitorja për të gjithë ata që duan të jetojnë me punë të ndershme, që duan të punojnë duke respektuar ligjin, që duan të jetojnë duke i dhënë fëmijëve atë që është e nevojshme për të qenë qytetarë të Bashkimit Europian”, - përfundoi Rama.
18 Qershor 2009