Lezhë, dhunohet për posterat aktivisti i PS-së
Një simpatizant i Partisë Socialiste është dhunuar fizikisht në një nga sheshet kryesore të qytetit të Lezhës. Sipas përfaqësuesve socialistë në këtë qytet, dhunuesit kanë qenë në shoqërinë e kandidatëve për deputete të Partisë Demokratike. Viktima e dhunës, Lek Gjini, thuhet se po vendoste posterat me portretin e Ramës në rrugët e qytetit. “Në momentin që përkrahësi ynë ka konfirmuar se jemi pajisur me vendimin e bashkisë për vendosjen e posterave të PS-së, jemi ndeshur me mbështetësit e zotit Paloka dhe me ndërhyrjen e policisë që ishte me shërbim në atë orë”, - ka deklaruar Gjok Jaku, kandidat i PS-së në Lezhë. Konferenca e shtypit është ndjekur nga përfaqësuesit e OSBE-së që po monitorojnë fushatën zgjedhore në qarkun e Lezhës.
18 Qershor 2009