E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjinushi: “Hiqini vizë Sali Berishës, të hiqen vizat për shqiptarët”



Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, ka zhvilluar një tur takimesh në qarkun e Vlorës, ku fillimisht është takuar me banorët e komunës Vranisht dhe më pas në bashkinë e Orikumit. Gjatë fjalës së tij në këtë takim, Gjinushi akuzoi qeverinë se dështoi turpshëm për liberalizimin e vizave. Kreu i PSD-së tha se nuk mund të ketë liberalizim vizash me këtë qeveri të korruptuar dhe të paaftë, e cila, sipas tij, do të ndëshkohet me votë nga shqiptarët më 28 qershor. “Ju do të votoni për ndryshimin e madh sepse sot, pas 4 vjetësh, është e papranueshme që Shqipërisë dhe shqiptarëve u thuhet përsëri që nuk hiqen vizat vetëm për shqiptarët, ndërkohë hiqen për serbët, për malazezët, hiqen për maqedonasit. Pra, Bashkimi Europian deklaron se me një qeveri të korruptuar, me një qeveri të paaftë, me një qeveri konfliktuale nuk ka heqje të vizave. Bashkimi Europian thotë qartë dhe prerë: Hiqini vizë Sali Berishës, të hiqen vizat për shqiptarët”.

18 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›