E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duçkallari sqaron e-mail-in e “Milos”

Kryetari i PDS-së, Paskal Milo, nuk është pjesë e grevës që kanë nisur partitë e tjera të vogla, si protestë për Kodin e ri Zgjedhor. Sekretari politik i kësaj partie, Artur Duçkallari, përgënjeshtroi dje pjesëmarrjen e kryetarit të tij Milo në këtë grevë. Duçkallari përgënjeshtroi edhe një e-mail që u ishte nisur redaksive të gazetave, nën emrin e Paskal Milos, ku thuhej se “i gjendur para tradhtisë politike të Partisë së vjetër Socialiste, unë, Paskal Milo, kryetar i Partisë Demokracia Sociale, shprehem pro fillimit të grevës së urisë”. Sekretari Duçkallari deklaroi se kjo deklaratë nuk është e vërtetë madje tha se ky e-mail, i nisur në redaksitë e gazetave, nuk kishte dalë nga kjo parti, aq më tepër nga zoti Milo. Në e-mail, të cilin e morën të gjitha mediat e shkruara, thuhej se kryetari i PDS-së, Paskal Milo, i “bën apel Presidenti të vendit, Bamir Topi, të ndërhyjë si garant i Kushtetutës”. Pavarësisht përgënjeshtrimit në media nga ana e sekretarit politik Artur Duçkallari në lidhje me këtë e-mail në emrin e Paskal Milos, ai nuk bëri të ditur qëndrim e kësaj force politike në lidhje me grevën e nisur nga partitë e tjera.

Kryetari i PSD-së, Paskal Milo, është një ndër pesë kryetarët e partive që do të futën në grevë urie për Kodin Zgjedhor. Në një njoftim për shtyp, Milo deklaroi se “i gjendur para tradhtisë politike të Partisë së vjetër Socialiste, unë, Paskal Milo, kryetar i Partisë Demokracia Sociale, shprehem pro fillimit të grevës së urisë. U bashkohem deputetëve të mëposhtëm. Apeli im i drejtohet Presidenti të Republikës së Shqipërisë si garant i Kushtetutës së vendit”. Duke qenë pjesë e deputetëve që do të futën ne grevë urie, edhe Milo i bëri të ditur dje Presidentit Bamir Topi. Në këtë letër Milo vëren vendimin e Komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore, i cili hapur përjashton nga administrimi i procesit zgjedhor të gjitha forcat dhe faktorët politikë që kanë qenë kundër ndryshimeve kushtetuese dhe janë aktualisht e vetmja opozitë kundër marrëveshjes së Partisë Socialiste me Partinë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Varianti i ri i Kodit Zgjedhor i paraqitur nga PS dhe PD, për të hyrë në procedurat parlamentare të miratimit, është shkelje e rëndë dhe flagrante e Kushtetutës së Shqipërisë. Të dy partitë synojnë që me anë të një maxhorance parlamentare të likuidojnë demokracinë kushtetuese në Shqipëri dhe të mos lejojnë në administrimin e zgjedhjeve asnjë alternativë tjetër konkurruese politike që të mund të rrezikojë pushtetin e tyre”, - shprehet Milo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›