Qeveria, 252 milionë lekë të reja për ish-pronarët
Qeveria ka vendosur dje fondin e shpërblimit për pronarët që u preket prona nga legalizimi i zonave informale. Ashtu siç ishte përcaktuar në ligj, që kompensimi do të bëhet paralel me legalizimin, pritet që brenda pak muajsh të nisë dëmshpërblimi i një numri të madh ish-pronarësh. Qeveria ka vënë në dispozicion më shumë se 252 milionë lekë të reja për të realizuar këtë kompensim, që deri më sot është parë si një premtim i madh politik. Shpërblimi do të prekë qarkun e Tiranës, Vlorës dhe Elbasanit dhe lista e emrave që do të përfitojë nga ky shpërblim, do të bëhet publike nga ALUIZNI dhe Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave që në këtë rast do të bashkëpunojnë për të realizuar procesin. Në vendimin e djeshëm të qeverisë thuhet se në bazë të ligjit për legalizimin e zonave informale qeveria vendosi “shpërblimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, të zëna nga ndërtimet informale, në qarqet e Tiranës, të Shkodrës, Vlorës dhe Elbasanit. Pronarët e pasurive të paluajtshme, për sipërfaqen e zënë nga ndërtimet informale, të shpërblehen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen 57 377, 77 (pesëdhjetë e shtatë mijë e treqind e shtatëdhjetë e shtatë, presje shtatëdhjetë e shtatë) m2, tokë truall, me vlerë të përgjithshme 252 074 670, 24 (dyqind e pesëdhjetë e dy milionë e shtatëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë presje njëzet e katër) lekë”. Vlera e përgjithshme për shpërblimin të përballohet nga fondi i kompensimit të pronave ndërkohë që Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në përputhje me këtë vendim, detyrohet të kryejë ndryshimet përkatëse në regjistrat e pasurive të paluajtshme, për kalimin e pasurisë së paluajtshme të kompensuar, në pronësi të shtetit.
Sipas ligjit, 3 muaj pas daljes së listës së emrave që duhet të kompensohen për tokën e zënë, duhet të përfundojë ky proces. Ndërkohë, ALUIZNI është bërë gati që të japë rreth 200 mijë leje legalizimi. Evidentimi paraprak ka nxjerrë se një e treta e këtyre ndërtimeve pa leje janë ndërtuar në tokën e ish-pronarëve, çka rezulton paraprakisht se bëhej fjalë për një shifër që shkon deri në 80 mijë ndërtesa pa leje në tokë të huaj. Ish-pronarët e truallit të këtyre ndërtimeve do të përfitojnë menjëherë, pasi ligji i ri i legalizimeve, i miratuar me zhurmë pak muaj më parë, sanksionoi që brenda tre muajve nga dhënia e lejes së legalizimit, ish-pronari do të përfitojë paratë e kompensimit financiar të tokës së tij. Lista e ish-pronarëve ende nuk është gati, por paraprakisht bëhet fjalë për dhjetëra-mijëra ish-pronarë, të cilëve u është marrë toka për ndërtime pa leje. Madje, në disa raste, vetëm në tokën e një ish-pronari mund të jenë ndërtuar disa ndërtime pa leje.