E Shtunë, 31 Tetor 2026

20 deputetë kërcënojnë me grevë urie

Brenda në Kuvend, javën që vjen, afro 20 deputetë të grupimeve politike, LSI dhe PDK, të mbështetur dhe nga deputetët e pavarur, Ngjela dhe Bakalli, paralajmërojnë një grevë urie. Arsyeja e këtij vendimi ekstrem të deputetëve të partive të vogla është refuzimi që dy partitë e mëdha u kanë bërë partive të tyre për të qenë pjesë e KQZ-së. Sinjali i parë i është dhënë dje Presidentit të Republikës, Bamir Topi, gjatë takimit që zhvilloi dje në Pallatin e Brigadave me kryetarin e PDK-së, Nard Ndoka, atë të LSI-së Ilir Meta, kreun e LZHK-së Dashamir Shehi dhe kreun e PS’91 Petro Koçi. Partitë e mëdha, PD dhe PS, sipas ideuesve të grevës, kanë afat deri javën që vjen për të pranuar kërkesat e LSI-së dhe PDK-së, që edhe këto parti të kenë përfaqësuesit e tyre gjatë procesit të numërimit të votave. Ata kanë vënë në dijeni kreun e shtetit për këtë vendim, nisur nga diktati i të mëdhenjve të politikës, duke u refuzuar të drejtën për të marrë pjesë me komisionerë në qendrat e votimit në zgjedhjet e 2009-ës. Madje ata i kanë dorëzuar atij edhe një letër me të gjitha shqetësimet dhe kërkesat që duan. Nënshkruesit janë Iir Meta, Nard Ndoka, Spartak Ngjela, Petro Koçi, Dritan Prifti, Luan Memushi, Ndre Legisi, Pëllumb Xhufi, Spartak Braho dhe Dashamir Shehi. Të vegjlit, duke akuzuar për shkelje nga PD-ja dhe PS-ja të nenit 18 të Kushtetutës që sanksionon barazinë e shtetasve ndaj ligjit, dhe shkelje e frymës se kushtetutshmërisë moderne për barazinë e shanseve, bëjnë të ditur: “Ne, deputetë dhe kryetarë të disa partive politike kemi vendosur, që në mbrojtje të Kushtetutës dhe të votës së lirë, të shpallim në vijim një grevë urie për të sensibilizuar opinionin publik shqiptar për grushtin e shtetit që po përgatitet, për të shpëtuar demokracinë e rrezikuar në Shqipëri”. Ata kërkojnë më tej ndërhyrjen e kreut të shtetit për ndalimin e kësaj masakre antidemokratike dhe garantuar gjithëpërfshirje në procesin e administrimit të zgjedhjeve. Sipas tyre, gjendja sociale dhe ekonomike që ka sot Shqipëria, e shoqëruar dhe nga një krizë e detyrueshme politike, mund të sjellë përshkallëzime negative për imazhin dhe stabilitetin real të vendit. Në letrën dorëzuar dje z. Topi thuhet: “Konkretisht, neni 12 dhe 14 i projektit që flet për KQZ-në e bën këtë strukturë të kontrollueshme vetëm nga PS-PD. Neni 28 që flet për përbërjen e komisioneve të zonave të administrimit zgjedhor, e bën këtë strukturë të kontrollueshme vetëm nga PS-PD. Neni 35 që flet për komisionet e qendrave të votimit i bën këto përsëri plotësisht të dominueshme dhe kontrollueshme vetëm nga aleanca PS-PD. Edhe neni për caktimin e anëtarëve të grupeve të numërimit monopolizohet përsëri vetëm nga PS-PD”. Nënshkruesit shprehen se kjo mënyrë veprimi nuk është e pranueshme, nuk është demokratike dhe nuk i shkon për shtat një vendi që pretendon se quhet demokratik. Sipas tyre është e papranueshme që PS-PD të përjashtojnë nga administrimi i procesit zgjedhor opozitën e vetme që është kundër tyre. “Është e papranueshme që kompozimi i të gjitha komisioneve të zgjedhjeve të të gjitha niveleve të kontrollohet nga dy parti apo dy koalicione, dhe të përjashtohen dhunshëm gjithë të tjerët. Është e papranueshme që kompozimi i gjithë këtyre komisioneve të bëhet mbi rezultatet e zgjedhjeve të Mega Dushkut të vitit 2005, të cilat i kanë dënuar të gjithë faktorët politikë shqiptarë dhe ndërkombëtarë”. Në kushte të tilla, krerët e këtyre partive kanë informuar z. Topi për të gjitha shqetësimet që ata kanë lidhur me reformën zgjedhore, si dhe kanë vënë atë në dijeni për vendimin e grevës së urisë. Mësohet se Presidenti Topi i ka mbështetur ata në kërkesat e tyre për çështjen e reformës zgjedhore, ndërkohë që nuk ka shprehur asnjë qëndrim për grevën e urisë. Në këtë grevë Ndoka dhe Meta pritet të përfshijnë edhe deputetët e pavarur, Spartak Ngjela dhe Gilman Bakalli, si dhe kreun e partisë më të re, atë të PS’91, z. Petro Koçi. Sipas Ndokës dhe Metës, dy partitë e mëdha po përpiqen të vendosin diktatin e tyre për kodin e ri elektoral dhe të shfrytëzojnë “in extremis” forcën e kartonëve parlamentarë të cilën duke u bazuar në rezultatet e disa proceseve elektorale gjatë viteve të fundit, e kanë humbur tashmë. Ata kërkojnë që dy partitë kryesore në vend të tërhiqen nga formula e KQZ-së për raportin 6 plus 1 dhe të pranojnë atë 8 plus 1. Protesta e Metës dhe Ndokës dhe takimi me kreun e shtetit dje në mesditë erdhi menjëherë pas miratimit që demokratët dhe socialistët i bënë formulës 6 plus 1 për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Pjesë nga letra

... Është e papranueshme që PS-PD të përjashtojnë nga administrimi i procesit zgjedhor opozitën e vetme që është kundër tyre. Është e papranueshme që kompozimi i të gjithë komisioneve të zgjedhjeve të të gjitha niveleve të kontrollohet nga dy parti apo dy koalicione, dhe të përjashtohen dhunshëm gjithë të tjerët. Është e papranueshme që kompozimi i gjithë këtyre komisioneve të bëhet mbi rezultatet e zgjedhjeve të Mega Dushkut të vitit 2005, të cilat i kanë dënuar të gjithë faktorët politikë shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Nëse e kemi dënuar Mega Dushkun, ne nuk duhet të projektojmë administrimin e zgjedhjeve të ardhshme mbi ato rezultate të trafikuara dhe kontestuara nga të gjithë ...

Pra, ky projekt-kod zgjedhor është hap prapa në demokraci, duke ngushtuar hapësirat demokratike dhe monopolizuar procesin zgjedhor, përjashtuar konkurrencën politike reale dhe të pavarur nga PS-PD...

... Kërkojmë ndërhyrjen tuaj për ndalimin e kësaj masakre antidemokratike dhe garantuar gjithëpërfshirje në procesin e administrimit të zgjedhjeve. Gjendja sociale dhe ekonomike që ka sot Shqipëria, e shoqëruar dhe nga një krizë e detyrueshme politike, mund të sjellë përshkallëzime negative për imazhin dhe stabilitetin real të vendit.

Për të gjitha sa Ju shpjeguam, të gjitha dispozitat e përmendura të Kodit Zgjedhor janë shkelje e nenit 18 të Kushtetutës që sanksionon barazinë e shtetasve ndaj ligjit, dhe shkelje e frymës se kushtetutshmërisë moderne për barazinë e shanseve: Ne, deputetë dhe kryetarë të disa partive politike kemi vendosur, që në mbrojtje të Kushtetutës dhe të votës së lirë, të shpallim në vijim një grevë urie për të sensibilizuar opinionin publik shqiptar për grushtin e shtetit që po përgatitet, për të shpëtuar demokracinë e rrezikuar në Shqipëri...

Deri këtu korrekto

Leter e një grupi deputetësh për presidentin Topi

Zoti President,

Ne, Deputetë te Kuvendit të Shqiperisë dhe kryetarë partish politike te një spektri të gjerë; Thellësisht të shqetësuar se:

- Ndryshimet Kushtetuese te 21 Prillit 2008, te hartuara dhe miratuara me shpejtesi nga dy partitë plolitike PS dhe PD, shtrembëruan sensin e demokracisë dhe konstitucionalizmit në Shqipëri; duke:

Reduktuar kontrollin parlamentar mbi qeverinë;

Shfuqizuar Komisionin Qëndror te Zgjedhjeve si subjekt kushtetues.

Ndryshuar formen e cilësuar te zgjedhjes se Presidentit të Republikës.

Fuqizuan pushtetin e Kryeministrit, për të dominuar mbi pushtetet e tjera.

- Sot Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore, në frymën e dhunshmr të ndryshimeve kushtetuese, paraqiti variantin përfundimtar të Kodit Zgjedhor; i cili hapur përjashton nga administrimi i procesit zgjedhor të gjitha forcat dhe faktorët politikë që kanë qenë kundër ndryshimeve kushtetuese dhe janë aktualisht e vetmja opozitë kundër marreveshjes së Partisë Socialiste me Partinë Demokratike, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

- Varianti i ri i Kodit Zgjedhor i paraqitur nga PS dhe PD, për të hyrë në procedurat parlamentare të miratimit, është shkelje e rëndë dhe flagrante e Kushtetutës së Shqipërisë. Të dy partitë, synojnë që me anë të një maxhorance parlamentare të likujdojnë demokracinë kushtetuese në Shqipëri, dhe te mos lejojnë ne administrimin e zgjedhjeve asnjë alternativë tjetër konkuruese politike që të mund te rrezikojë pushtetin e tyre.

Në funksion të këtij synimi, Kodi i ri Zgjedhor, është ndërtuar i gjithi më një karakter politik, duke shprehur në mënyrë eksplicite pjesmarrjen e ngushte të vetëm dy faktorëve partiak në administrimin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Zoti President:

Çështja që po ngremë është një nga më të rëndësishmet për demokracinë shqiptare. Askush nuk mund të paragjykojë zgjedhjet në funksion të pushtetit individual. Dhe pikërisht për këtë, në Kodin Zgjedhor që po kundershtojme, PS-PD janë munduar që te paracaktojne rezultatin e zgjedhjeve duke e paraqitur si formë demokratike.

Konkretisht, neni 12 dhe 14 i projektit që flet për KQZ e bën këtë strukturë të kontrollueshme vetëm nga PS-PD. Neni 28 që flet për përbërjen e komisioneve të zonave te administrimit zgjedhor e bën këtë strukturë të kontrollueshme vetem nga PS-PD. Neni 35 që flet per komisionet e qendrave te votimit i bën këto perseri plotesisht te dominueshme dhe kntrolllueshme vetëm nga aleanca PS-PD. Edhe neni për caktimin e anëtarëve të grupeve të numërimit monopolizohet përsëri vetëm nga PS-PD.

Kjo mënyrë veprimi nuk është e pranueshme, nuk është demokratike dhe nuk i shkon për shtat një vendi që pretendon se quhet demokratik. Eshte e papranueshme qe PS-PD te perjashtojne nga administrimi i procesit zgjedhor opoziten e vetme qe eshte kunder tyre. Eshte e papranueshme qe kompozimi i gjithe komisioneve te zgjedhjeve i te gjitha niveleve te kontrollohet nga dy parti apo dy koalicione, dhe te perjashtohen dhunshem gjithe te tjeret. Eshte e papranueshme qe kompozimi i gjithe ketyre komisioneve te behet mbi rezulatet e zgjedhjeve te Mega Dushkut te vitit 2005, te cilat i kane denuar gjithe faktoret politik shqiptar dhe nderkombetar. Nese e kemi denuar Mega Dushkun, ne nuk duhet te projektojme administrimin e zgjedhjeve te ardhshme mbi ato rezultate te trafikuara dhe kontestuara nga te gjithe.

Pra ky projekt-kod zgjedhor eshte hap prapa ne demokraci duke ngushtuar hapesirat demokratike dhe monopolizuar procesin zgjedhor, perjashtuar konkurencen politike reale dhe te pavarur nga PS-PD.

Kerkojme ndërhyrjen tuaj për ndalimin e kësaj masakre anti-demokratike dhe garantuar gjithpërfshirje në procesin e administrimit të zgjedhjeve. Gjendja sociale dhe ekonomike që ka sot Shqipëria, e shoqëruar dhe nga një krizë e detyrueshme politike mund të sjellë përshkallëzime negative për imazhin dhe stabilitetin real të vendit.

Per te gjitha sa Ju shpjeguam, te gjithe dispozitat e permenduara te Kodit Zgjedhor jane shkelje e nenit 18 te Kushtetutes qe sanksionon barazine e shtetasve ndaj ligjit, dhe shkelje e frymes se kushtetutshmerise moderne per barazine e shanseve: Ne deputetë dhe Kryetarë të disa partive politike kemi vendosur, që në mbrojtje të Kushtetutës dhe të votës së lirë, të shpallim në vijim një grevë urie për të sensibilizuar opinionin publik shqiptar për grushtin e shtetit që po përgatitet, për të shpëtuar demokracinë e rrezikuar në Shqipëri.

Z. President,

Ne jemi të sigurt që në rast se zgjedhjet në Shqiperi do administrohen vetem nga PS-PD, atehere shanset per zgjedhje te lira dhe te ndershme ne Shqiperi kane vdekur pergjithmone. Aleanca PS-PD qe po shkaterrron dhe grabit ne menyre konsensuale Shqiperine, e perfshire ne kete korrupsion elektoral, nuk do te lejoje qe pushteti te jete produkt i votes se lire.

Shpresojme shume ne nderhyrjen Tuaj me autoritetin e Kryetarit te Shtetit dhe garantit te Kushtetutes. Qindra mijera shqiptare kane drejtuar syte dhe kane shpresen tek nderhyrja Juaj, Z. President.

Me Respekt

ILIR META

NARD NDOKA

SPARTAK NGJELA

PETRO KOCI

DRITAN PRIFTI

LUAN MEMUSHI

NDRE LEGISI

PELLUMB XHUFI

SPARTAK BRAHO

DASHAMIR SHEHI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›