Duel me thika në qendër të qytetit, plagoset një 28-vjeçar
Një konflikt mes katër personash rreth orës 01:00 të mëngjesit të së enjtes ka degjeneruar në përleshje me grushte e thika, ku si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një 28-vjeçar nga fshati Kopaçez i Delvinës. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në qendër të qytetit të Sarandës, pranë shatërvanit. Kalimtarë të rastit kanë parë të mbetur përtokë e të gjakosur, 28-vjeçarin Halo Zhupa dhe e kanë transportuar atë menjëherë drejt urgjencës "Stefan Mekshi". Ndërkaq, tre agresorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Burimet spitalore bëjnë të ditur se viktima i është nënshtruar menjëherë një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi nga dy goditjet me thikë kishte pësuar dëmtime në mushkërinë e djathtë dhe në shpretkë. Gjendja e tij vazhdon të paraqitet e rënduar.
Agjentët e policisë kriminale të Sarandës kanë nisur operacionin për kapjen e autorëve dhe brenda 15 minutash kanë çuar 3 shtetas të prangosur në dhomën ku trajtohet i plagosuri Halo Zhupa, i cili ka bërë identifikimin e agresorëve të vet, duke thënë se ata e kishin goditur me thikë, ndërkohë që i treti e kishte goditur me grushte. Pasditen e djeshme, rreth orës 15:00, policia e Sarandës ka mundur të arrestojë njërin prej agresorëve. Ai quhet Barjam Memolla, 24 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Sarandë. Ky shtetas njihet si person problematik për policinë e Sarandës. Dy vjet më parë ai ka plagosur një të moshuar nga Saranda, por në rrugë korruptive ka rifituar lirinë.
Ndërkohë, mësohet se edhe i plagosuri Halo Zhupa ka qenë edhe më parë protagonist i kronikës së zezë në mediat greke e ato shqiptare. Më 20 tetor të një viti më parë ai është bërë pjesë e një incidenti në kufirin shqiptaro-grek, ku mbeti i plagosur nga një goditje me armë pas shpine, të marrë nga arma e një polici grek, që dyshonte për trafik të mundshëm droge apo klandestinësh. Atëherë, pas trajtimit në spitalin "Haxhikosta" të Janinës, ndaj Zhupës nuk u mor ndonjë masë penale, duke e lënë të lirë atë për t‘u kthyer në vendlindje.