Rrezet e tepërta të diellit, shkak për tumoret e lëkurës
Pavarësisht tendencave të modës që ndryshojnë sipas sezoneve, te gjithkush dëshira mbetet e njëjtë për të pasur një lëkurë të nxirë. Por një ngjyrë perfekte dhe e njëtrajtshme kërkon orë të gjata ekspozimi nën diellin përvëlues të verës, gjë që mund të kthehet në rrezikshmëri për lëkurën dhe shëndetin, për shkak të emetimit nga dielli të një spektri të gjerë rrezesh, disa prej të cilave janë edhe kancerogjene.
Sipas mjekëve dermatologë, "ekspozimi në kohën e papërshtatshme në diell shkakton melanomën, sëmundjen kanceroze të lëkurës". Ajo shfaqet fillimisht me disa shenja me ngjyrë të zezë ose blu në të zezë në lëkurën e trupit.
"Njerëzit me sëmundje të lëkurës duhet t‘u ekspozohen rrezeve të diellit vetëm sipas udhëzimeve të mjekut përkatës", këshillojnë mjekët, të cilët cilësojnë se rrezitja duhet bërë gradualisht duke nisur ditën e parë vetëm me pak minuta".
Të ndjeshëm në rreze janë edhe personat me fizik të dobët, me sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut e veçanërisht fëmijët, nisur nga lëkura e hollë dhe me pak pigment që kanë.
Por rritja e temperaturave dhe ajri i nxehtë merr edhe ujin rezervë nga lëkura, duke shkaktuar dehidratimin, tkurrjen, dhembje a djegie të saj, sikundër shkakton edhe alergjitë që shfaqen në formën e puçrrave në pjesë të veçanta të trupit.
Për të shmangur këtë alergji, mjekët këshillojnë konsumimin e ushqimeve me vitamina, marrjen e kalciumit dhe pirjen sa më shumë të lëngjeve gjatë ditës. Ata shpjegojnë se, edhe nëse trupi lyhet me kremra apo vajra plazhi, përsëri nuk realizohet tërësisht eliminimi i pasojave që shkaktojnë rrezet e diellit