E Diel, 1 Nëntor 2026

Duele në Premier, gossip dhe grindje. Mario rigjen miqtë dhe armiqtë

Përgatiti: Erion ABULE

Sfida brenda sfidës

Me Runin ka të përbashkët një shoqëruese, Xheni Tompson. Parkerin e qëlloi me shkelm në kokë. Ata që te Siti e mbronin gjithnjë, tani i druhen si kundërshtar

Anglezët e spiunojnë, e citojnë, i druhen. Subjekti në fjalë është Mario Balo Baloteli, që luan në Angli te Mançester Siti dhe që është një nga klientët më të mirë të tabloidëve të tmerrshëm britanikë. Por ai, Balo, çfarë marrëdhëniesh ka me kundërshtarët e së dielës?

Me disa është shok te Siti, me të tjerët, ka thjesht njohje, por ka pasur edhe përplasje. Ja një mini-guidë mes SuperMarios dhe titullarëve të mundshëm të Anglisë të dielën në Kiev, të cilët do të luajnë kundër Italisë.

HEDHJA E HARTIT Xho Hart është portier i Mançester Sitit. Në internet qarkullon një video e Siti-Tv, e cila tregon një stërvitje të gushtit 2011. Stërvitje me goditje nga larg, Balo kolaudon Hartin. Në njërën prej goditjeve portieri hidhet me ngadalë.

Mario nuk reziston dhe e imiton, bie në tokë dhe qesh. Hart humb toruan në Arsenal-Siti të prillit të shkuar: kur Baloteli del me karton të kuq në finale dhe humb kohë, duke dalë nga fusha (Siti po humbte 1-0 dhe shkoi -8 nga Mançester Junajtid kryesues), portieri e fyen, hap krahët dhe lëshon një shishe ujë në tokë. Dashuri dhe urrejtje.

XHONSONI TJETËR Bota është plot me Xhonson. Adam Xhonson furnizon me topa dhe pasime Balotelin. Glen Xhonson është te Liverpuli dhe do të jetë anësori i djathtë i Anglisë anti-Itali. Mario nuk duhet të bëjë rrëmujë me gjithë këta Xhonson.Me të fundit ka marrë kartonin e parë të verdhë nga dy në harkun e 18-të minutave, që i kushtuan kartonin e kuq në Anfield në nëntor.

ÇFARË DO TË NDODHË ME TERRIN Në korrik Xhon Terri do të hetohet për një episod të mundshëm racizmi. Gjatë Çelsi-Qpr, paska futur në apostrof Anton Ferdinandin, vëllain e të famshmit Rio: Fucking blackcunt» (b…zi i m….).

Terri thotë se ishte një keqkuptim. Në pritje të vendimit, shpresojmë që të dielën në Kiev, mbrojtësi i Çelsit të mos bjerë pre e keqkuptimeve të tjera të sikletshme.

MIKU LESKOT Kur Balo është në cep, sepse ka bërë një nga gabimet e tij të zakonshme, Xhoelon Leskot, mbrojtësi i fortë i Sitit, thotë gjithnjë fjalë të mira për Marion. Miku Xhoelon. Njihemi mirë, – tha para dy ditësh Leskot, – por nuk di të them se cili nga të dy do të triumfojë nga familjariteti ynë i përditshëm te Siti.

BUDALLALLËQET E KOLIT Eshli Kol ka qenë gjithnjë ngatërrestar. Është divorcuar nga gruaja, këngëtarja e pop-it Sheril Tuidi, sepse ajo ishte mërzitur nga tradhtitë e shumta të tij. I bllokuan patentën për tejkalim shpejtësie (Fotografët më ndiqnin). Një ditë në Kobham, në qendër të Çelsit, me një pushkë qëllon pa dashje një djalë.

Nuk i kujtohet ndonjë? Një farë Mario, i cili luan te Italia? Të dy kanë një precedent të përbashkët: një gjysmë grindje në tunel pas sfidës së fundit Çelsi-Siti.

PAQËSORI MILNER Në dhjetor 2011, në stërvitje, Balo pati një grindje të ashpër me Mikah Riçards. Të dy do të ishin vrarë me grushte nëse nuk do të ndërhynte Jaja Ture dhe Xheims Milner, mesfushori që pak orë më parë tha: Mario mund të sajojë çdo gjë në fushë, shpresojmë që të dielën të jetë i qetë. Leskot e njeh mirë dhe mund ta neutralizojë.

KËMBIMI ME XHERRARDIN Në pranverën e dy viteve më parë, Daily Mail shkroi për një bombë merkatoje: Mourinjo kërkon të bëjë këmbimin Baloteli-Xherrard. Por nuk kaloi te Liverpuli, Mario shkoi te Siti. Dhe Xherrardi nuk lëvizi asnjëherë nga Liverpuli i tij.

SHËTITJA NDAJ PARKERIT Skot Parket është mesfushori i fortë i Totenhemit. Në janar Mario shëtiti në fytyrën e tij dhe mori katër javë pezullim, vendim i ardhur pas provës televizive, sepse gjyqtari nuk e pa. Anglia dyshon akoma. E bëri me qëllim apo jo? Do të jetë kryqëzimi më i rrezikshëm i Kievit, vështirë se Parkeri ta ketë harruar. Nëse dikush të jep një shkelm në kokë, nuk ta harron tërë jetën.

I KUDONDODHURI JANG Eshli Jang është në shënjestër: gjatë një ndeshjeje me Qpr-në u hodh dhe peshkoi një 11-metërsh të mrekullueshëm. Sot, Eshli cilësohet si i kudondodhuri. Në profilin e rremë në Twitter të Balotelit, u duk një mesazh zbavitës:

Eshli Jang ulet poshtë me më shumë lehtësi se Xheni Tompson, (shoqëruese e famshme angleze që ka pasur marrëdhënie seksuale me një pjesë të madhe të futbollistëve të njohur anglezë).

MARIO E BËN MË MIRË SE UEJNI Xheni Tompson është një shoqëruese e njohur. Ka qenë në shtrat me Uejn Runin dhe sulmuesi i Junajtid shpëtoi mirë pa u ndarë nga gruaja e tij Kolen. Xheni ka fjetur edhe me Balon dhe e ka thënë qartë, që sa i takon seksit mes Marios dhe Uejnit, nuk ka ndeshje, fiton Baloteli me rezultat të thellë.

Marios i jap një 9.5 dhe e vë në 10-en time më të mirë, – specifikoi Xheni. Duket se Uejni mbeti keq. Të urojmë të mos hakmerret në Kiev. Në fushë.

UELBEK, BALO ANGLEZ Si Baloteli është me origjinë ganeze, ka lindur në 1990-ën dhe është një sulmues universal. Janë të shumta ngjashmëritë mes SuperMarios dhe Deni Uelbekut të Mançester Junajtid.

Uelbek kundër Suedisë shënoi me thembër dhe Balo kundër Irlandës iu përgjigj me një gjysmë-roveshatë. Të rinj si luanë. Afrikanë, por jo europianë. Ose anasjellas.

3 lojtarë të Sitit

Në organikën e Anglisë, 3 lojtarë janë shokë skuadre te Mançester Siti të Marios: Hart, Leskot dhe Milner

17 gola të shënuar

Këtë vit nga Baloteli me Sitin: 13 në Premier, 2 në Champions, 1 në Ligën e Europës dhe 1 në Kupën e Ligës

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›