KAOS TE FRANCA Zënkat dhe sharjet përçajnë gjelat
Diarra dhe Riberi kanë dalë kundër Nasrisë, ndërsa Benzema është i trishtuar në maksimum. Maluda deklaron: Ka nga ata që mendojnë se kanë ardhur me pushime.
Me sa duket historia mund të përsëritet, pasi Franca është si fuçi baroti. Kam parë disa fantazma të vjetra, ka thënë Florent Maluda pas humbjes kundër Suedisë. Maluda është një nga ata të mençurit e urtë, që kanë fituar diçka dhe që i sheh të rinjtë se si tentojnë të bëjnë të talentuari, që tu tregojnë të tjerëve se janë më të zotë.
Ndoshta është duke u përjetuar një betejë mes brezave, por e sigurt është se veterani u ka dhënë një dush të ftohtë të rinjve, sidomos atyre të datëlindjes ’87. Fantazmat e përmendura nga Maluda janë demonët e Francës së dy viteve më parë: 20 qershor 2010, grevë e skuadrës kundër Domenek dhe pro Anelkasë në Afrikën e Jugut.
Lorent Blank ka në dorë një ekip që mund të jetë shpërthyes; është një përfaqësuese që ka në gjirin e saj talente, por që shpesh bëjnë sipas kokës së tyre, si tipi i Nasri ose Ben Arfa. Humbja e parë pas 23 ndeshjesh e ka çuar Francën në prag të krizës së nervave. Nuk pati reagim nga skuadra, por kundër Spanjës duhet të jetë, ka thënë Blank.
Ashtu si ka thënë njëri nga trajnerët tanë thotë Maluda na u duk vetja si të ishim me shapka në Punta Cana. Nuk është mirë, i zhgënjyem tifozët. Jemi në Europian dhe çdo ndeshje duhet luajtur në maksimumin e kapacitetit tonë. Akuzat janë të forta, si të ishin shpulla për ata që flasin në fronin e të tjerëve.
Nasri nën sulm?
Franca ka zgjedhur të flasë me shtypin në Donjeck, ndërkohë që jashtë sallës së konferencave është një i nxehtë i madh, kurse në sallë nuk ka sekrete, çka sjell ndër mend kohën e Domenekut. Situata është shpërthyese pas humbjes 2-0 kundër Suedisë; duket se Diarra dhe Riberi janë zemëruar me sulmuesit, në veçanti me Samir Nasrinë.
Toni më pas është ngritur dhe Olivier Zhirud ka thënë: Kemi folur të gjithë pa radhë, u thanë disa fjalë që nuk duhet të ishin thënë, por janë gjëra që ndodhin pas një humbjeje. Shpresojmë të mos e shkatërrojmë atë që kemi arritur deri tani.
Riberi një ditë më parë ka ndërprerë stërvitjen për shkak të dhembjes në thembrën e majtë. Bëhet fjalë për një masë parandaluese, ashtu si edhe për Nasrinë, që e ka lënë stërvitjen e djeshme për shkak të një goditjeje në gju që ka marrë kundër Suedisë.
Turistë në Kiev
Lorent Blank ka minimizuar tensionin. Kur humb të qëllon të kesh momente të tilla, ka thënë trajneri. Na u desh ai dush i ftohtë nga Suedia, sepse temperaturat ishin rritur shumë… Por Maluda është rikthyer duke folur qartë.
Nuk dukeshim ajo skuadër që nuk njihte humbje që prej 23 ndeshjesh. Ndeshjen nuk e kishim përgatitur mirë dhe trajneri nuk ka faj: secili prej nesh duhet të reflektojë thellë, në mënyrë të pavarur. Dhe pastaj le të flasim kur të jemi të gjithë së bashku. Është acaruese të përjetosh një ndeshje të tillë.
Një ditë para ndeshjes ne nuk ishim me përqendrimin e duhur: ok, jemi në Kiev, kemi një ndeshje për të luajtur dhe le ta luajmë. Duhet të mendojmë për kolektivin dhe më pak për gjërat tona personale. Ne nuk kishim qëndrimin e duhur, ishim si turistë.
Kuisi për Italinë
Edhe fjalëpaku Karim Benzema thotë: Nuk luajtëm si duhet, por ai që gaboi duke marrë kartonin e verdhë dhe që do të humbë ndeshjen kundër Spanjës ishte Filip Mekses, jo prej të rinjve. Përgjegjësia është vetëm e tij thotë Blank- është lojtar me përvojë, ishte larg zonës dhe arbitri kishte të drejtë.
Mekses do të zëvendësohet nga Koshielni. Blank flet për Italinë dhe bën një kuis të tërthortë. Nuk besoj se ofendoj dikë kur them se do të kisha dashur të luaja kundër Italisë. Sot kam parë ndeshjet e Spanjës kundër Italisë dhe Kroacisë: të dyja i kanë krijuar probleme Spanjës.
Njëra skuadër tentoi të mbrohej dhe tjetra bëri lojën e saj, por unë do të doja që Franca të ishte si kjo e dyta. E kush mendoi për tu mbrojtur? Nuk e thotë. Pa zemër dhe pa u lodhur në fushë nuk mposhtet Spanja, e mbyll fjalën e tij Blank.