E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk ka amnisti për Greqinë, Gjermania gjysmëfinalistja e dytë e EURO 2012

GJERMANI GREQI 4-2

Golat: Lahm 39, Khedira 61, Klose 68, Reus 74 / Samaras 55, Salpingidis 89 (pen)
Gjermania (4-2-3-1):
 Neuer; Boateng, Hummels, Badstuber, Lahm; Khedira, Schweinsteiger; Reus (Goetze 79), Oezil, Schurrle (Mueller 67); Klose (Gomez 79). Trajner: Loew.
Greqia (4-2-3-1): Sifakis; Torosidis, Sokratis, K.Papadopoulos, Tzavellas (Fotakis 46); Makos (Liberopoulos 71), Maniatis; Salpingidis, Kastouranis, Ninis (Gekas 46); Samaras. Trajner: Santos
Arbiter: Skomina (Slloveni)
Kartone te verdhe: Samaras, Sokratis (Gre)

Gjermani Greqi ishte takimi i dytë çerekfinal i EURO 2012-ës, por kjo përplasje u pa më shumë se një ndeshje futbolli, duke u politizuar me krizën greke, shpëtimi i së cilës varet nga vendimet për ndihmë dhe kushtet e kancelares gjermane, Anxhela Merkel. Gjermania fitoi 4-2 dhe bëhet  gjysmëfinalistja e dytë e këtij kampionati Europian që zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë. Takimi nisi nën furinë gjermane, por vuajtjet para portës greke mbeten. Përpos rasteve të shumta Gjermania e gjen golin vetëm në minutën e 39-të me anë të kapitenit Filip Lahm. Pjesa e parë mbyllet në shifrat 1-0. Pjesa e dytë nisë me surprizë, ku në minutën e 55-të Samaras barazon rezultatin. Por i menjëhershëm vjen reagimi gjerman, ku në minutën e 61-të Sami Kedira shënon një gol të bukur dhe 2-1. Pas këtij goli të dytë Greqi hapet dhe gjermanët e kanë më lehtë për të shkuar te porta. Në minutën e 68-të për Gjermaninë do të lerë gjurmë edhe sulmuesi veteran Miroslav Klose, që shënon golin e tretë. Gjashtë minuat më vonë është radha e Rois për të realizuar golin e katërt për Gjermaninë. Në minutën e 89-të Greqia shkurton rezultatin me Salpingidis, që shënon nga pika e bardhë e penalltisë. 4-2 përfundon i gjithë takimi, ku Gjermania pret si kundërshtar fituesen e çiftit çerekfinal, Angli Itali.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›