E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dugolli i dorëzoi kredencialet

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Ilir Dugolli, ia ka dorëzuar të martën letrat kredenciale mbretit Alberti II. Ky i fundit thuhet se e ka përgëzuar ambasadorin kosovar për punën e deritanishme si dhe i ka uruar suksese në punën e mëtejshme.

Mbreti Alberti II është interesuar për aspekte të shumta të zhvillimeve në Kosovë duke shprehur besimin për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve të shkëlqyeshme me Kosovën.

Nga ana e tij, ambasadori Dugolli bëhet e ditur se i ka përcjellë Lartmadhërisë së Tij konsideratat dhe mirënjohjen e thellë të institucioneve dhe popullit kosovar për ndihmën e vazhdueshme të Belgjikës dhënë Kosovës.

Ai ka shprehur interesimin e Kosovës për forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›