E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njëri nga viktimat e Tisës është nga Popoci i Gjakovës

Brahim Koci, 29-vjeçar, nga fshati Popoc i komunës së Gjakovës është një nga viktimat e tragjedisë në lumin Tisa, kur një barkë me kosovarë u mbyt derisa po përqeshin të kalonin ilegalisht kufirin Serbi-Hungari.

Deri më tani janë konfirmuar tre persona të vdekur, ndërkohë që 16 konsiderohen të zhdukur. Nga personat që gjendeshin në barkë besohet se ka mbijetuar vetëm Blerim Rama me dy fëmijë.

Të martën, familjen Koci e ka ngushëlluar kryetari i Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, me anëtarë tjerë të qeverisë lokale, raporton KosovaLive.

Në këto qaste të vështira për familjen Koci, e cila ka humbur birin e saj të moshës 29- vjeçare, Kuvendi Komunal i Gjakovës do të jetë pranë kësaj familje për tia lehtësuar dhembjen e madhe shpirtërore, tha Lekaj i cili me këtë rast u ka bërë thirrje organeve përkatëse shtetërore për ndriçimin e rrethanave të kësaj tragjedie.

Edhe gati dy javë pas tragjedisë në lumin Tisa, vazhdojnë përpjekjet për zbardhjen e këtij rasti.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›