Familja Bytyqi pranon Medaljen e Artë
Presidenti Fatmir Sejdiu mori pjesë në akademinë përkujtimore për Ukë Bytyqin, në ceremoninë e zbulimit të monumentit të tij në fshatin Semetisht, si dhe vendosi kurora të freskëta me lule pranë shtatores së tij dhe pranë shtatores së dëshmorëve në Therandë.
Presidenti Sejdiu ia dorëzoi familjes Bytyqi, Medaljen e Artë të Pavarësisë, me të cilën Ukë Bytyqin e pati dekoruar Presidenti Rugova, njofton Zyra e Presidentit, nëpërmes një komunikate për shtyp
Duke folur në akademinë përkujtimore me rastin e shtatëvjetorit të vrasjes së ish-kryetarit të Therandës, organizuar nga Kuvendi Komunal i këtij qyteti, presidenti theksoi se Ukë Bytyqi punoi me energji të mahnitshme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Shtatë vjet më parë pas një akti të shëmtuar kriminal dora e zezë shoi jetën e Ukë Bytyqit, këtij njeriu që nuk kurseu asgjë për të mirën e atdheut as në kohë lufte e as në kohë paqeje, theksoi ai.