E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi; Emigrantët shqiptarë plagosin dhe grabisnin biznesmenin



Dy emigrantë shqiptarë kanë plagosur dhe më pas kanë grabitur një biznesmen grek. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në zonën e Nikes. Ata ishin të dy të armatosur dhe kanë marrë nga 49-vjeçari grek rreth 120 euro. Gjatë grabitjes, biznesmeni ka rezistuar dhe njëri prej autorëve e ka plagosur atë me armë në krah. Sipas medias greke, 49-vjeçari ishte një tregtar shumice i njohur, i cili po shkonte në punë. Por, ndërsa ka dalë nga banesa, atij i janë afruar grabitësit. Ata i kanë drejtuar pistoletën dhe i kërkuan që t’u jepte të gjitha paratë. Njëri nga grabitësit i mori portofolin, por 49-vjeçari reagoi duke i kundërshtuar. Kjo bëri që grabitësi tjetër t’i drejtonte armën dhe ta qëllonte duke e plagosur në krahun e djathtë. Dy grabitësit i morën portofolin dhe më pas u larguan me shpejtësi në një rrugicë. Zhurma e pistoletës tërhoqi vëmendjen e banorëve të tjerë dhe të policisë. Ata i dhanë ndihmën e parë të plagosurit, duke e dërguar atë në spital. Policia nisi hetimet në lidhje me ngjarjen. Nda deklaratat e të dëmtuarit rezultoi se shuma e grabitur ishte 120 euro. Por ai kishte një shumë më të madhe në trup, që dy grabitësit nuk arritën ta merrnin dot. 49-vjeçari kishte fshehur 15 mijë euro, të cilat do t’i përdorte për të kryer një pagesë. Sipas mediave greke, policia pas kryerjes së hetimeve ka rënë në gjurmë të dy grabitësve. Ata janë emigrantë shqiptarë dhe po punohet për arrestimin e tyre.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›