Berat, shpërthen bombola e gazit, humb jetën një person
Një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në Urën Vajgurore pranë Beratit. Sipas burimeve nga policia, viktima është 26-vjeçari Seit Kapuci. Policia ka shkuar në vendngjarje, ku ka nisur hetimet në lidhje me këtë rast. Ende nuk janë përcaktuar shkaqet e shpërthimit të bombolës së gazit. U ngrit një grup pune për të hetuar shkaqet e saj. 26-vjeçari ishte martuar pak kohë më parë dhe jetonte në këtë banesë me qira. Në momentin e shpërthimit ai ishte i vetëm në banesë. Flakët kanë përfshirë të gjithë shtëpinë, duke e djegur atë plotësisht. Për të shuar zjarrin është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve.