Duhanpirja problem madhor në vendin tonë, pasojat janë katastrofike
Në vendin tonë numri i duhanpirësve sa vjen e rritet. Ajo që përbën risi është numri i shumtë i femrave duhanpirëse që vitet e fundit janë rritur shumë. Efektet shëndetësore të duhanpirjes ndër të rinjtë janë shumë të mëdha. Kështu u shprehen specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, sipas të cilëve, ndër të rinjtë, pasojat shëndetësore afatshkurtra të duhanpirjes përfshijnë efekte respiratorë dhe jo respiratore, dhënie pas nikotinës, si dhe rreziqe të lidhura me përdorimin e drogave të tjera. Ndërsa sa u takon pasojave shëndetësore afatgjata në duhanpirjen e të rinjve, janë përforcuar nga fakti që shumica e të rinjve që pinë duhan rregullisht, vazhdojnë të pinë duhan gjatë moshës madhore.
"Pirësit e paketave të cigareve kanë një nivel më të ulët të funksionimit të mushkërive, sesa ata persona që nuk kanë pirë kurrë duhan. Duhanpirja redukton ritmin e rritjes së mushkërive",- pohojnë specialistët, duke shtuar se te të rriturit, pirja e cigareve shkakton sëmundje të zemrës dhe atak. Sipas tyre, në një mesatare, dikush që pi një paketë, ose më shumë cigare çdo ditë, jeton 7 vjet më pak se dikush që nuk ka pirë kurrë duhan. Duhanpirja në një moshë të re shton rrezikun e kancerit të mushkërive. Për shumicën e duhanpirësve, në lidhje me kancerin, rreziku shtohet me vazhdimin e pirjes së duhanit nga individi. "Adoleshentet duhanpirës vuajnë nga shkurtimi i frymëmarrjes pothuajse tre herë më shpesh se adoleshentët që nuk pinë duhan dhe dyfishojnë prodhimin e gëlbazave, më shpesh se adoleshentët që nuk pinë duhan",- shpjegojnë specialistët e ISHP-së, duke theksuar se adoleshentët duhanpirës janë të prirur që të vizitohen më shpesh te mjeku për një ankim emocional ose psikologjik. Po sipas vlerësimit të specialistëve, adoleshentët janë tre herë më shumë të prirur të përdorin alkoolin, tetë herë më shumë të prirur të përdorin marijuanën dhe 22 herë më shumë të përdorin kokainën, krahasuar me joduhanpirësit. "Duhanpirja është e shoqëruar me sjellje rreziqesh të tjera, siç janë përleshjet dhe tërheqja nga seksi i pambrojtur",- theksojnë specialistët.
Numri i telefonit që do të shërbente si këshillë për lënien e duhanit nuk funksionon
Keni bërë ndërmend të lini cigaren, mbrapa paketës suaj keni një lajmërim: ..Formoni këtë numër, 0800 47 47, sektori i abuzimit me substancat do tu vijë në ndihmë....
U bënë muaj që ky numër është pas çdo pakete cigareje, për tu ardhur në ndihmë të gjithë atyre që duan të heqin dorë nga helmi që vret. Ndërsa provojmë të marrin në telefon në numrin e mësipërm, nga ana tjetër e receptorit dëgjohet një zë: Numri që thirrët nuk ekziston. Të gjithë ata që e marrin këtë guxim njëherë në jetë, i del telefoni jashtë funksionimit! Dihet që vesi i të pirit cigare është i vështirë për tu larguar në momentin që e mëson atë. Ka nga ata që u mbushet mendja dhe u duhet një dorë për të bërë sa më të lehtë lënien e tij... e shohin këtë numër dhe marrin vendimin e madh. Por, çe do?! Nga ana tjetër nuk përgjigjet askush. Në ato kohë duhanpirësi i bie të ndezë një tjetër cigare, në shenjë ngushëllimi për veten. Sipas specialistëve është pohuar se është e vërtetë që është afishuar një numër i tillë, numër jeshil. Vendim numër 2, i datës 11.02.2008. Në bazë të këtij vendimi është dhënë një urdhëresë. Vetë specialistët kanë marrë vendimin të vendosin atë numër, për tu ardhur në ndihmë personave që kanë nevojë të lënë duhanin. Të shkojnë pranë institucionit përkatës dhe më pas të kurohen me psikologë dhe këshillues. U vendos numri dhe gjithçka ishte në rregull. Po çndodhi më pas! Siç përfundojnë rëndom projektet, ku merren sipërmarrje dhe mundohet të bëhet diçka. Të gjitha shkruhen në letër, kur vjen puna për praktikë... asgjë. Numri nuk është vënë ende në funksionim, megjithëse ka muaj që ua bënë me sy duhanpirësve ta formojnë atë dhe të heqin dorë përfundimisht nga ajo që ata pinë. Edhe njëherë që marrim vendim për të praktikuar ide të adoptuara nga jashtë, nuk kemi seriozitetin e duhur për ti përshtatur ato me vendin tonë. Lufta me duhanin është një betejë e të gjithë botës dhe si e tillë, në pjesën më të madhe ne jemi të humbur... edhe në këtë rast nuk po ndodh ndryshe. Përgjigja e këtij numri telefoni është ende pa përgjigje.