E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Duhet më shumë reagim qytetar”

 

“Duhet më shumë reagim qytetar”
Sipas sondazhit, 38 për qind e qytetarëve të pyetur janë shprehur se për të luftuar korrupsionin do të donin më shumë reagim qytetar. “Qytetarët vazhdojnë të shprehin humbjen e besimit te politika dhe forcat që e përfaqësojnë atë. Zgjidhja për ta tashmë i mbetet në dorë një reagimi më të fortë të vetë shoqërisë”, thuhet në vëzhgim. Sipas tij, media vazhdon të mbetet aleati kryesor në luftën kundër korrupsionit. Pikërisht për këtë 21 për qind e të pyeturve kërkojnë një media të pavarur dhe profesionale, pasi për opinionin e tyre rritja e saj profesionale, por edhe ruajtja e rritja e pavarësisë së saj, do të ndihmonin edhe më tepër në këtë drejtim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›