Duhet një dinamizëm i ri ekonomik
Prof.Anastas Angjeli
Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik e social i vendit, stabiliteti dhe konsolidimi financiar i tij, vazhdimi i reformave të tregut, rritja e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe e nivelit të jetesës së tyre (ulja e varfërisë) dhe plotësimi i gjithë objektivave për integrimin e ekonomisë sonë në atë rajonale, europiane dhe globale, përbëjnë çështje nga më të rëndësishmet të zhvillimeve të ardhshme të vendit tonë. Pavarësisht nga përmasat reale që ka dhe do të ketë diskutimi, debati rreth këtyre çështjeve, (aq më tepër në kushtet e situatës elektorale në vend) dhe politikave ekonomike, financiare e sociale që priten të zbatohen, duket qartë se shumë faktorë të zhvillimit dhe vetë situata në vend, diktojnë domosdoshmërisht zbatimin e një DINAMIZMI TE RI EKONOMIK. Për më tepër në kushtet e krizës ekonomike e financiare globale dhe ndikimit të saj edhe në vendin tonë, domosdoshmëria e ndryshimit përmes një Dinamizmi të Ri Ekonomik bëhet edhe më e madhe. Por...
PSE TANI?
Janë të shumtë faktorët dhe arsyet, argumentet dhe objektivat të lidhur me gjendjen, situatën dhe perspektivën e zhvillimit ekonomik e social dhe të integrimit të vendit tonë që diktojnë një DINAMIZEM TE RI EKONOMIK.
Së pari, parë në këndvështrimin e zhvillimeve të tashme dhe të ardhshme demokratike e politike në vend, e sidomos pas anëtarësimit në NATO dhe zgjedhjeve të 28 qershorit (këto të fundit do të jenë një provë për të dëshmuar nivelin e zhvillimeve politike e demokratike sipas standardeve europiane) kërkojnë një dinamizëm të ri, të harmonizuar politik dhe ekonomik në vend.
Së dyti, Shqipëria duhet jo vetëm të përballet me pasojat e krizës globale, por njëherësh t’i japë fund tranzicionit të stërzgjatur dhe rraskapitës ekonomik e social gati 20-vjeçar, duke vlerësuar si arritjet e deritashme të këtij tranzicioni, ashtu dhe marrjen në konsideratë më mirë të problemeve kryesore dhe shqetësimeve të qytetarëve, thelbi i të cilave konsiston tek: EKONOMIA, PUNESIMI, VARFERIA
Së treti, stadi i arritur deri tashmë (jo i kënaqshëm) në procesin e integrimit ekonomik dhe i shkallës së hapjes së ekonomisë sonë, është një faktor tjetër që dikton për një dinamizëm të ri ekonomik.
Së katërti, zhvillimi i krizës globale, përmasat dhe ndikimi i saj në ekonominë e vendit tonë, dilemat, problemet që kanë dalë dhe rrugët e zgjidhjes, janë gjithashtu arsye jo më pak të rëndësishme që mbështesin këtë ide.
Së pesti, normalizimi i marrëdhënieve me institucionet financiare ndërkombëtare në një këndvështrim të ri, në kushtet e vetëreformimit, ristrukturimit dhe të rolit të tyre të ri, në kushtet e krizës globale aktuale dhe të nismave të aleancës globale antikrizë e të zhvillimeve të tashme e të ardhme, ekonomike e financiare globale, përbëjnë një argument tjetër me rëndësi.
Së gjashti, në këndvështrimin e zhvillimit të mendimit ekonomik, shkollimit, krijimit të një mentaliteti dhe ideve të reja, aplikimi i teknologjive të reja, të cilat jo thjesht duhet të vihen në provë, por duhet të jenë pjesë e zhvillimit të këtij dinamizmi të ri ekonomik. Këtu fjala është për një gjeneratë të tërë të re, që po krijohet (fëmija që lindi në fillim të viteve ’90 tashmë ka mbaruar studimet e larta në Shqipëri, SHBA apo vende të BE-së), me dije, kulturë bashkëkohore, e cila nuk duhet ta shikojë veten si një burim i thjeshtë njerëzor për administratën publike (për një vend punësimi), por si një kontingjent i rëndësishëm, një forcë e sjelljes dhe zbatimit të një dinamizmi të ri ekonomik, përmes marrjes së përgjegjësive direkte të drejtimit. Adaptimi i tyre me përvojën e tranzicionit ekonomik dhe implementimi i mentalitetit të ri të shkollimit dhe dijeve të tyre, janë një faktor i rëndësishëm për një dinamizëm të ri ekonomik, si çelës i suksesit të zhvillimit dhe integrimit.
Më në fund, në aspektin pragmatist, bazuar në interesat e zhvillimit ekonomik e social të vendit, duke konsideruar realisht prioritetet e reja të zhvillimit tashmë pas 20 viteve tranzicion, përmes një vizioni të ri dhe strategjive të qarta, nuk ka sesi të mos diktojnë zbatimin e një dinamizmi të ri ekonomik.
DINAMIZEM I RI EKONOMIK - CFARE SYNOHET?
I. Përballja me krizën
a- Ndikimi i krizës
Kriza që po përjeton ekonomia globale, më e rënda dhe me pasojat më të mëdha ekonomike, financiare e sociale, pas Luftës së Dytë Botërore ka prekur tashmë edhe Shqipërinë (Shqipëria është përfshirë në listën e 26 vendeve të varfra që pritet të goditet më rëndë nga kjo krizë - Deklarata e FMN-së, datë 04.06.2009).
Kjo krizë në vendin tonë do të vazhdojë të ndikojë në rritje, kryesisht në ekonominë reale dhe tek konsumatorët (te qytetarët dhe buxhetet familjare të tyre) dhe konkretisht në disa drejtime:
-Në rënien e ritmeve të rritjes ekonomike në përgjithësi dhe të nivelit të jetesës në veçanti;
-Në drejtim të rënies së investimeve të huaja direkte në ekonominë tonë (situatë krize, klimë jo e përshtatshme, rënie besimi, mungesë likuiditetesh, frenim dhe tkurrje të kreditimit nga bankat në vend dhe ato të huaja etj.);
-Në drejtim të pakësimit të të ardhurave nga emigracioni, të cilat zinin një peshë të konsiderueshme (dalja pa punë e emigrantëve në vendet ku janë, pasi janë prekur nga kriza, Greqi, Itali etj.);
-Në drejtim të pakësimit të eksporteve tona, sidomos në produkte minerale etj. (tremujorin e fundit të vitit të kaluar eksportet shqiptare shënuan rënie të dukshme);
-Në drejtim të rritjes së kostos së produkteve industriale dhe agro-ushqimore të prodhuara në vend e që po bëhen të pakonkurrueshme në treg;
-Në drejtim të dobësimit, mbylljes së disa bizneseve në vend, veçanërisht në sektorët e biznesit të vogël e të mesëm, në ndërtim, prodhimit mineral, prodhimit artizanal (veshje, këpucë, prodhime me material të porositësit, fermerëve, agrobiznesit);
-Në drejtim të rritjes së papunësisë dhe pasojave ekonomike, financiare e sociale që sjell automatikisht ky fenomen);
-Në drejtim të mosrealizimit të të ardhurave buxhetore në veçanti dhe të dobësimit të financave publike në përgjithësi, me pasoja ndoshta në mungesë likuiditetesh për përballimin pse jo edhe të shpenzimeve më të domosdoshme të shtetit (paga, pensione, investime etj.);
-Më në fund, “i gjithë ky infektim i ekonomisë sonë nga kjo krizë globale” konvergon në një ndikim më të madh në pakësimin e buxheteve familjare të qytetarëve dhe, për rrjedhojë, në një ulje të ndjeshme të nivelit të jetesës së konsumatorit shqiptar, pse jo dhe të rritjes së varfërisë në rajone të ndryshme të vendit, (vitin e kaluar konsumi u ul më tepër se 25% dhe këtë vit pritet të ulet më tej), duke thelluar më tej polarizimin e shoqërisë.
b- Masat antikrizë.
1- Masa afatshkurtër
Ruajtja e stabilitetit makroekonomik e treguesve kryesorë të tij (një masë e përhershme afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë) është “çelësi” për përballimin e efekteve të krizës globale. Kjo, duke frenuar rënien ekonomike pa lejuar futjen në recension ekonomik të vendit dhe thellimin e varfërisë dhe shtimin e problemeve e konflikteve sociale. Në funksion të këtij qëllimi duhet:
-Vazhdimi i një politike monetare të kujdesshme, (politika e interesave) dhe zbatimi i reformave rregullatore (një përmirësim i akteve ligjore, nënligjore dhe i rregullave dhe mbajtjes së kontabilitetit në sistemin bankar në përgjithësi dhe një mbikëqyrje vigjilente të bankave të nivelit të dytë në veçanti) dhe politikës së tyre të kreditimit, (frenimit të tendencës në rritje të kredive “të këqija”), në frymën e samitit të fundit të G-20 (Ministrave të Financës) dhe vendimeve që priten të merren nga ky forum së shpejti.
-Një politikë fiskale të matur, që mban në konsideratë faktin se hapësirat për të zhvilluar “politika të mëdha dhe të forta fiskale” janë shumë të kufizuara në këtë moment. Për këtë duhet edhe…
-Një menaxhim më efikas i financave publike (buxhetit të shtetit) gjatë këtij viti dhe në vazhdim, duke i orientuar fondet në përdorimin efikas dhe të matur (të kontrolluara) të tyre për zhvillim ekonomik e hapje vendesh të reja pune, infrastrukturë, ndërtim shkollash dhe vepra publike etj., si dhe për të shmangur çdo “frikë nga një krizë e mundshme likuiditeti” që mund të ndodhë.
-Një reagim në kohë dhe eficient në përmirësimin e disa akteve ligjore që mbrojnë ekonominë dhe qytetarët nga ndikimi i krizës (siç është rasti i rritjes së nivelit të depozitave që garanton shteti që u ndërmor ditët e fundit), etj.
2- Masa dhe reforma afatmesme:
ll. EKONOMI NE ZHVILLIM DHE INTEGRIM.
Vizioni dhe strategjitë, më saktë modelin që do të zgjidhet për zhvillimin ekonomik e social të vendit në vitet në vazhdim përmes një politike dhe dinamizmi të ri ekonomik duke ruajtur orientimet e BE-së (Mastrihtit) dhe duke marrë në konsideratë efektet e krizës globale, mbetet çështja më e rëndësishme, gjithnjë në funksion të objektivit:
Për këtë është i rëndësishëm orientimi nga politikat ekonomike për zhvillim në vendet e BE-së dhe plotësimi i objektivave të MSA-së. Pesë orientimet e mëdha të politikës ekonomike, bazuar në Traktatin e Mastricht-it, (për vendet e BE-së dhe vendet që aspirojnë të anëtarësohen) të cilat ishin dhe mbeten aktuale dhe domosdoshmëri edhe për ekonominë shqiptare, sidomos tani që shqetësimi kryesor i tyre, krahas integrimit, sipas të gjitha sondazheve është trinomi: Ekonomi, Papunësi, Varfëri, presupozojnë krijimin e një:
1- Ekonomie të shëndoshë, që nënkupton një stabilitet makroekonomik dhe zhvillim të qëndrueshëm (mbajtje në kontroll të deficitit buxhetor, të inflacionit, deficitit tregtar me jashtë, papunësisë etj., dhe ruajtjen e ritmeve të qëndrueshme të rritjes ekonomike. Për të plotësuar këtë orientim, ekonomisë shqiptare veç realizimit të programeve të zhvillimit dhe përballjes me efektet e krizës globale, i duhet të zgjidhë disa probleme dhe të përballojë disa vështirësi si:
a- Realizimi i reformës për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së pronës, marrëdhënieve të saj, e cila si themeli i ekonomisë së tregut ende vazhdon të jetë një çështje problematike, shpesh konfliktuale dhe frenuese, jo vetëm në lirinë e individit, por edhe në ekonomi, investime të huaja, në çështje gjyqësore, civile dhe administrative etj. (gjatë këtyre katër viteve dhe më parë për shkak të këtij problemi asnjë investim i huaj i madh, i rëndësishëm nuk mundi të zhvillohet në bregdetin shqiptar me gjithë interesin e madh që është shfaqur për të).
b- Zgjidhja e problemit energjetik të vendit përmes një strategjie të qartë të zhvillimit të këtij sektori, duke harmonizuar mirë burimet alternative të energjisë, investimet në këtë sektor dhe ngritjen e enteve kontrolluese për zbatimin e vënien në funksionim të koncesioneve dhe investimeve të dhëna e të premtuara deri tash në këtë sektor.
c- realizimi i një vizioni dhe programi të qartë dhe eficient në sektorin e bujqësisë dhe të prodhimit të agrobiznesit përmes përdorimit efikas të mekanizmave financiare mbështetëse, duke siguruar standarde të prodhimit konkurrues përmes garantimit të infrastrukturës së tregut të këtyre produkteve që synojnë furnizimin e tregut të brendshëm dhe rritjen e eksporteve tona.
d- Vazhdimit të mbajtjes si prioritet zhvillimi i infrastrukturës në vend dhe rritjes së aksesit të popullsisë me furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm.
e- Mbetja si prioritet dhe zhvillimi i mëtejshëm i sektorit të shërbimeve ndaj qytetarëve dhe turizmit përmes lehtësimit të procedurave të ndryshme fiskale dhe administrative në këta sektorë, mbështetjes dhe nxitjes së tyre, përdorimit të metodave bashkëkohore të investimit në turizëm dhe rritjes së nivelit të shërbimeve në të.
f- Një politikë të re punësimi dhe të reduktimit të mëtejshëm të varfërisë (bazuar në orientimet kryesore “për zhvillimin e ekonomisë e të punësimit” në vendet europiane), e cila duhet të konsideroj më mirë:
Së pari, ridimensionimin që ka marrë tregu i punës në vendin tonë; sidomos “furnizimi i tij” me kontingjentin e atyre që mbarojnë studimet e shkollave të mesme dhe të larta, me një orientimin më fleksibël, lokal, rajonal dhe global.
Së dyti, përmirësime që duhen bërë në kuadrin ligjor të punësimit dhe të marrëdhënieve të punës.
Së treti, për zvogëlimin e normës së papunësisë si dhe të shndërrimit të tregut të fuqisë punëtore në pjesë përbërëse të tregut global botëror të fuqisë punëtore, mund të krijohet fondi “për ristrukturimin e fuqisë punëtore”.
Së katërti, rikrijimi (vetëm për periudhën e krizës) i projekteve të ndryshme të punëve dhe shërbimeve publike për të papunët.
Së pesti, për zvogëlimin e papunësisë, në periudha afatshkurtra dhe afatgjata, kërkohet hartimi dhe zbatimi i një politike aktive të tregut të fuqisë punëtore (Active Labour Market Policies) që konsiderohen si mjete më të sofistikuara të tregut të fuqisë punëtore u hyjnë: a) puna aktive komisionere, b) punët e subvencionuara, c) punët publike dhe d) trajnimi dhe ritrajnimi.
Së gjashti, zhvillimi i mëtejshëm i modelit të vetëpunësimit (self-employment) sidomos në bujqësi, agrobiznes, ndërtim, shërbime, transport etj.
Së shtati, një ndikim në zgjidhjen e problemit të papunësisë ka edhe riorganizimi dhe shtimi i arsimit profesional dhe ristrukturimi i fuqisë punëtore, duke u mbështetur në trendet e globalizimit të ekonomisë botërore.
Së teti, formimi i ndërmarrjeve sociale në kuadër të ekonomisë sociale. Gjatë formimit të këtyre ndërmarrjeve duhet të merren parasysh kriteret ekonomike dhe sociale etj.
2- Ekonomi kompetitive, konkurruese në kushtet e tregut. Një prioritet tjetër i rëndësishëm mbetet vazhdimi i ngritjes, por sidomos i funksionimit të institucioneve të tregut për zhvillimin dhe funksionimin e ndershëm dhe konkurrues të tregut në vend, larg deformimeve të krijuara sidomos këto kohë (konkurrenca e pandershme, krijimi i disa monopoleve, ekonomia informale, korrupsioni etj.). Veç kësaj, krijimi dhe organizimi i infrastrukturës së tregjeve të prodhimeve bujqësore (agro-ushqimore), organizimi i tregjeve rajonale të brendshme të vendit dhe njohja e bashkëpunimi më i mirë në tregjet rajonale të jashtme do të mbështeste më mirë e më shumë prodhimin vendas agro-ushqimor.
3- Ekonomi të decentralizuar, sepse ekonomia e tregut është një ekonomi e decentralizuar. Në funksion të këtij qëllimi, realizimi i Reformës Territoriale dhe Decentralizuese në Shqipëri (që është një reformë që kërkon konsensus të gjerë), me të cilën është i lidhur funksionimi normal dhe real në mënyrë të decentralizuar, ekonomikisht e financiarisht i rajoneve dhe organeve vendore në vend, është një prioritet tjetër i ri për vendin dhe ekonominë tonë që duhet realizuar.
4- Ekonomi solidare që do të thotë përkrahje dhe më shumë kujdes për shtresat në nevojë, të paaftët, moshën e tretë etj. Kjo kërkon vizion të qartë, transparencë të plotë dhe veprime e programe konkrete për realizimin e një reforme të plotë të sistemit të sigurimeve shoqërore (pensioneve) dhe shëndetësore në vend, e cila përbën një nga problemet (reformat) më të vështira, por të domosdoshme.
5- Ekonomi të hapur, që ishte dhe mbetet jetësore për BE-në, sidomos për të ardhmen, zgjerimin e saj dhe zhvillimet globale. Prandaj vazhdimi i zbatimit të politikave për zhvillimin e një ekonomie të hapur e integruese, joproteksioniste e konkurruese, bashkëpunuese me institucionet (kthim në normalitet i marrëdhënieve me FMN e BB) dhe tregjet ndërkombëtare dhe si pjesë e filozofisë të zhvillimeve të sotme globale mbetet prioritet dhe domosdoshmëri. Kjo, padyshim kërkon edhe një rishikim dhe “sforcim” për zbatim më të mirë të të gjithë objektivave në kushtet e krizës globale dhe të ndikimit të saj në ekonominë tonë.
Krahas këtyre, në mënyrë permanente duhet të vazhdojë puna për të realizuar njëherë e përgjithmonë:
-Një reformë reale administrative ku meritokracia, profesionalizmi të mos i nënshtrohen partitizmit dhe politizimit.
-Thellimi i reformimit, ngritjes dhe funksionimit të një sistemi gjyqësor të pavarur të pandikuar nga politika.
-Vazhdimin e reformave rregullatore për zgjerimin e lirisë ekonomike dhe të zhvillimit të biznesit në vend.
Dinamizmi i ri ekonomik është domosdoshmëri për përballjen me efektet e krizës globale në vendin tonë dhe një garanci për të siguruar një ekonomi në zhvillim dhe integrim. Tani është momenti, prandaj duhet realizuar.