Një interpretim alternativ për mitingjet!
HENRI ÇILI
Më mirë të ketë njerëz në sheshe për të protestuar sesa të mos ketë. Kjo e shëndosh demokracinë. Në këtë kuptim mitingjet e opozitës për një vjetorin e aksidentit tragjik të Gërdecit janë të mirëpritur nga interesi publik si një presion mbi qeverisjen, përgjegjësinë ... e pushtetit ndaj akteve që kryen. Këtu, shpejt e shpejt mund të thuhet se tingëllojnë bajate komentet për “politizim” të tragjedisë së Gërdecit. Opozita është në të drejtën e natyrshme të potencojë një nga dështimet e kësaj qeverisjeje. Edhe pse PS dhe LSI akuzonin njëra tjetër për bashkëpunëtorë të Berishës, e vërteta është se në të dy anët e bulevardit ndodheshin opozitarë të vërtetë që kërkojnë rrëzimin e kësaj qeverie. Pjesëmarrja përtej një mase kritike njerëzish në të dy mitingjet nuk lejon mundësinë për “lojë politike” të liderve ndryshe nga ç’besojnë ndjekësit e tyre.
Nga “këqyrja e shpejtë e vendit të ngjarjes”, pra e mitingjeve të opozitës, mund të hetohen dy ose tre domethënëse të këtyre dy protestave.
Së pari mitingu i Partisë Socialiste ishte i regjizuar mjaft mirë dhe aty binte në sy vlera simbolike e protestës edhe pse aparati organizativ i Partisë Socialiste ishte përpjekur mjaft edhe për numrin e protestuesve. Simbolika e mitingut ishte e spastruar nga elementët e tepërt të mitingjeve tradicionale në Shqipëri, të cilët kanë krijuar një pamje steroetip të mitingut politik në Shqipëri, i cili e ka bërë ndër vite indiferent qytetarin e zakonshëm shqiptar. Ai fliste jo thjesht me fjalimet por më të tërën e tij. Mitingu i përfaqësuar në esencën e tij nga fjala e liderit të opozitës Rama para Kryeministrisë, në të vërtetë manifestonte edhe frymë e fushatës së Edi Ramës dhe opozitës së tij: simbolizmi politik. Ky tipar, që po bëhet përditë e më shumë në tiparin themelor të fushatës së tij, do të meritonte analiza më të gjata e më të gjera gjetkë.
Së dyti, protesta e LSI dhe pjesës tjetër të opozitës, e cila ishte një demonstrim natyror i opozitës tjetër, demonstronte një tipar tjetër të gjendjes në të cilën ndodhet sot populli opozitar: struktura aktuale e opozitës kryesore, asaj të Edi Ramës, nuk siguron dot një infrastrukturë të nevojshme për të strehuar të gjithë frymët e opozitarizmit aktual në Shqipëri. Ky pluralitet, që do të përbënte një kusht vendimtar për krijimin e një shumice të aftë për të mundur qeverinë, e cila ka avantazhe të natyrshme në zgjedhje, duket se nuk krijohet dot përfundimisht në periudhën që ka mbetur. Kjo e ka lënë aksionin opozitar në mëshirën dhe paqartësinë e sabotazhit të ndërsjellë, kalkulimeve të momentit, shit-blerjeve të ndërsjella, etj.
Së treti, dhe si përfundim votuesve shqiptarë gjatë këtyre zgjedhjeve do t’u shtrohet në fakt një pyetje e dyfishtë: jo thjesht të mbajnë apo rrëzojnë këtë qeveri, por sa pjesë nga njëra dhe sa pjesë nga tjetra opozitë të votojnë. Është në ligjësinë e zgjedhjeve, që një palë të tilla, të zgjidhin vetëm një çështje të madhe, vetëm një dilemë. Jo dy. Fotografia e mitingjeve në dy krahët e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ditën e dielë, kishte vlerë pikërisht për këtë, u ka shtruar shqiptarëve dy dilema më 28 qershor.