E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet kostoja e ndërtimit

 

Rritet kostoja për sektorin e ndërtimit. Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti i Statistikave në vend, gjatë tremujorit të katërt 2008, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim arriti 129.0 për qind, duke shënuar një rritje 0.1 për qind kundrejt tremujorit të mëparshëm. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2007, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim ka shënuar një rritje 1.4 për qind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1.6 për qind. Sipas INSTAT, Indeksi i Çmimeve të grupit “Shpenzime direkte” është rritur 0.2 për qind kundrejt tremujorit të mëparshëm. Ndërsa Indeksi i Çmimeve të nëngrupit “Shpenzime materiale” ka shënuar një ulje prej 0.2 për qind. Brenda tij mund të përmendim uljen e çmimeve të materialeve të ndërtimit prej 0.3 për qind. Indekset e çmimeve të materialeve elektrike dhe materialeve hidro – sanitare kanë shënuar një rritje përkatësisht prej 3.8 për qind dhe 0.2 për qind.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›