"Duhet të kontribuojmë liberalizimit të kufijve në Ballkan"
24/02/2005 Ali Ahmeti takon Presidentin Moisiu dhe kryeparlamentarin Servet Pëllumbi
Kryetari i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim i shqiptarëve në Maqedoni, Ali Ahmeti, në ditën e dytë të vizitës në Tiranë ka zhvilluar një takim me Presidentin e Republikës si dhe me Kryetarin e Kuvendit. Kreu i Shtetit, Alfred Moisiu, gjatë bisedës shprehu vlerësimin për ecurinë e deritanishme të procesit të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe besimin se në frymën e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit do të marrin zgjidhje edhe çështjet e mbetura. Presidenti vlerësoi si tepër pozitive marrëdhëniet shumë të mira midis Shqipërisë e Maqedonisë, takimet e nivelit të lartë, bashkëpunimin politik, ushtarak, ekonomik dhe arsimor si dhe vullnetin që këto marrëdhënie të thellohen akoma më tej. Ndërsa Kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi, tha se parlamenti shqiptar ka mbështetur në vazhdimësi Marrëveshjen e Ohrit dhe implementimin si pjesë e rëndësishme e atij procesi politik për stabilitetin afatgjatë jo vetëm të Maqedonisë, por në gjithë rajonin tonë. Në këtë konteks, Kryetari i Kuvendit vlerësoi progresin e bërë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe theksoi se faktori shqiptar në rajon ndodhet para sfidave të tilla, që duhen përballuar në kuadrin e gjithë procesit demokratizues të Ballkanit. Nga ana e tij, kryetari i PBDI, Ahmeti, vuri në dukje progresin e bërë për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe theksoi se duhet të kontribuojmë liberalizimit të kufijve në Ballkan për të përshpejtuar procesin e integrimit të të gjithë rajonit në Evropën e Bashkuar. Ahmeti vlerësoi mbështetjen dhe rolin e Presidentit Moisiu dhe të shtetit shqiptar në procesin e reformave demokratike dhe integruese në Maqedoni, si dhe theksoi vendosmërinë e faktorit shqiptar atje për çuarjen përpara të angazhimeve për zbatim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit.