Rugova tërhiqet nga kryetari i LDK-së
24/02/2005 Presidenti i Kosovës dorëzon postin e drejtuesit të partisë
Pesidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, ka marrë vendim të tërhiqet nga posti i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së partisë, Rugova ka bërë të ditur se këtë vendim e ka marrë për shkak të obligimeve shtetërore, që kërkon posti i Presidentit të vendit në këtë fazë. Njëkohësisht, Presidenti Rugova ka kërkuar mirëkuptim për këtë vendim të tij, nga udhëheqja dhe anëtarësia e gjerë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Burimet kanë bërë të ditur se vendimi i Rugovës ka ardhur dhe si shkak i kërkesës që atij i ka bërë grupi i kontaktit, më 3 shkurt. Ndërsa dhe në Paketën Kushtetuese të Kosovës theksohet se posti i Preisdenti të Republikës është i papajtueshëm me postet partiake. Duket se ky ka qenë dhe shkaku kryesor pse Rugova ka vendosur të dorëzojë detyrën e kryetarit të partisë, e cila është në mazhorancë në parlamentin e Kosovës. Tashmë LDK do të nisë fushatën e zgjedhjes së kryetarit të ri. Kryesia e kësaj partie do të rimblidhet për të shpallur zyrtarisht garën për drejtuesin e ri.