LSI, peticion OSBE dhe KE për të drejtën e votës së emigrantëve
24/02/2005 "Çdo shtetas, që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet"
Srukturat e LSI-së në diasporë i kanë dërguar një peticion Këshillit të Evropës dhe OSBE-së, mbi të drejtën e votës që kanë emigrantët shqiptarë. Sipas diasporës së LSI-së, parlamenti u ka mohuar një të drejtë kushtetuese, duke mos i lejuar që ata të votojnë në vendet ku ata jetojnë dhe punojnë. Nën moton "çdo shtetas, që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet", përfaqësuesit e LSI kanë kërkuar ndihmë prej organizmave ndërkombëtare. Në një njoftim për shtyp të LSI-së theksohet se Komiteti Drejtues i LSI-diasporë zhvilloi një mbledhje të jashtëzakonshme, me anë të së cilës dënoi ashpër vendimin antikushtetues, marrë prej parlamentit shqiptar, ku shkelen në mënyrë të paskrupullt të drejtat e njeriut, ku luhet e tallet me fatet e shqiptarëve si brenda dhe jashtë atdheut. "Për këtë qëllim, ky Komitet hartoi një peticion, me anë të të cilit u është drejtuar Parlamentit Evropian (i cili në zgjedhjet e fundit u akordoi të drejtën e votës edhe të huajve (jo pjesë e komunitetit), që kanë rezidencë permanente në vendet e BE). Me anë të këtij peticioni, ata u kërkojnë ndihmë në përpjekjet për të përmbushur këtë të drejtë, që u është mohuar dhe vazhdon t'u mohohet gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut, sepse vetëm në këtë mënyrë në Shqipëri, mund të realizohen zgjedhje vërtet demokratike dhe qeveria që do të lindte do të mund të pasqyronte dëshirat dhe vullnetin e të gjithë shqiptarëve. Për më tepër duhet shtuar edhe fakti, që faktori diasporë do të luante një rol tepër të rëndësishëm në jetën politike sociale dhe ekonomike të vendit, e jo vetëm kaq, por ky elektorat me pjekurinë dhe largpamësinë e tij do të rrëzonte dinastitë "blu" e "rozë", të cilat kanë monopolizuar dhe asfiksuar si ekonominë, ashtu edhe politikën, e për vite të tëra janë bërë e po bëhen handikap për një zhvillim normal të proceseve demokratike në vend, duke thelluar çdo ditë e më shumë hendekun midis Shqipërise dhe Evropës", thuhet në një njoftim për shtypin. Në emër të emigrantëve, kjo degë e LSI u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të ndërgjegjësohen, e mos të lejojnë që vota e tyre të bëhet pre e kurtheve dhe klaneve të atyre, të cilët i vranë moralisht, i shkatërruan psikologjikisht dhe i masakruan ekonomikisht.