Duhet të ndryshohet

Kanë kaluar katër vjet pas miratimit për Ligjit për duhanin, ndërkaq shumë qytetarë as që e dinë që ky ligj ekziston në Kosovë.
Arsyeja e kësaj është që edhe pas katër viteve, zbatimi i këtij ligji në praktikë nuk ka filluar ende.
Parlamenti i Kosovës kishte miratuar Ligjin për duhanin qysh në vitin 2005, mirëpo ai nuk ishte nënshkruar nga shefi i UNMIK-ut deri në vitin 2007.
Zyrtarët institucionalë pohojnë se zbatimi i tij në praktikë ka hasur në vështirësi dhe se për këtë ata kanë propozuar disa ndryshime në ligj, në mënyrë që ai të jetë i zbatueshëm.
Lidhur me këtë, të mërkurën në sallat e Kuvendit të Kosovës është mbajtur një dëgjim publik i organizuar nga Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale.
Gjatë këtij diskutimi publik, kryetari i Komisionit për Shëndetësi, Sadik Idriz tha se do të merren propozimet për ndryshimin e disa neneve të këtij ligji, siç është neni që përcakton shënjimit e duhanit, neni ku përcaktohet përmbajtja e katranit, nikotinës dhe monoksidit të karbonit për një cigare, etj. e më pas ato do të propozohen në amendamentet për plotësim të Ligjit për duhanin.
Ky është plotësimi dhe ndryshimi i ligjit që ekziston e që nuk zbatohet sa duhet. Ky është qëllimi i debatit që kemi organizuar sot. Ne do të marrim propozimet dhe komisioni do të propozojë amendamentet për plotësim të Ligjit, tha Idrizi duke shtuar se zbatimi i këtij ligji do të fillojë vetëm gjashtë muaj nga implementimi i tij.
Ndërsa Driton Shuki, kryetar i Shoqatës se duhanxhinjve importues të Kosovës kërkoi nga zyrtarët qeveritarë që importuesve dhe prodhuesve të duhanit tiu jepet një afat kohor prej 12 muajsh, pas implementimit të Ligjit në tërësi, që të bëhet ndryshimi i shënjimit në paketime.
Ne punojmë në një biznes të ligjshëm dhe si të tillë ne kemi nevojë të përshtatemi me ligjin, prandaj periudha gjashtëmujore pas implementimit të Ligjit nuk na mjafton neve që të bëjmë ndryshimin e shënjimit në paketime, tha Shuki.
Me këtë rast, kryeinspektori i shëndetësisë, Zef Komani, tha se miratimi i Ligjit mbi duhanin si dhe implementimi i tij nuk është vetëm çështje e Ministrisë së Shëndetësisë por është çështje multidimensionale.
Ai pohoi se MSh-ja tashmë i ka kryer të gjitha obligimet e veta lidhur me zbatimin e këtij ligji.
Si herën e parë edhe tani, MSh-ja i ka kryer të gjitha obligimet e veta ndaj Qeverisë së Kosovës me zbatimin e Ligjit. Ajo ka qenë si sponsoruese dhe redaktuese e Ligjit mbi duhanin. Shpresojmë që shumë shpejt do të aprovojë Ligjin përfundimtar për duhanin dhe Ministria e Shëndetësisë të marrë përgjegjësinë e vet për zbatimin e Ligjit, tha Komani.
Ai pohoi se sa i përket monitorimit të Ligjit, Ministria e Shëndetësisë është përgjegjëse në dy sektorë, me Inspektoratin e Shëndetësisë dhe me Inspektoratin Sanitar.
Sipas Komanit, këto dy inspektorate, gjatë inspektimeve të tyre rregullisht e bëjnë evidentimin e shfrytëzimit të duhanit nëpër institucionet publike dhe shëndetësore.
Naser Ramadani nga IKShP-ja, kërkoi që me këtë ligj të ndalohet shitja e duhanit te fëmijët e moshës së mitur, pasi që, sipas tij, nga monitorimet e bëra, mbi 37 për qind e fëmijëve në shkollat fillore dhe të mesme janë konsumues të duhanit.
Duhet të ndalojmë duhanin që të mos iu shitet fëmijëve. Mbi 37 për qind e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme janë konsumues të duhanit. Po ashtu pirja e duhanit duhet të ndalohet edhe në të gjitha institucionet publike të vendit, tha ai.
Ndryshimet në Ligjin për duhanin
Me Ligjin e ri për duhanin parashihet që të jetë ballina me 30 për qind mbulesë për këshilla për shëndetin dhe pjesa e pasme me 40 për qind të këshillave për shëndetin.
Përcaktimi i sasisë së katranit, jo më shumë se 10 miligramë katran në një cigare, nikotina jo më shumë se 1 miligram në një cigare dhe monoksidi i karbonit jo më shumë se 1.
Këto kritere në paketime të duhanit duhet të verifikohen nga Organizata institucionale për standardizim (ISO) standardin 8243, që është rrjet i institucioneve kombëtare standardizuese nga 148 vende me qendër në Gjenevë të Zvicrës.