E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një ecje kundër kancerit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se të shtunën nën organizimin e Iniciativës Ballkanike për luftimin e kancerit të gjirit dhe në bashkëpunim me Community Building Mitrovica, në Mitrovicë do të organizohet ecja kundër kancerit, që ka për qëllim vetëdijesimin ndaj kësaj sëmundjeje.

MSH përmes një njoftimi për media bëri të ditur se ecja vjetore kundër kancerit e cila do të organizohet në Mitrovicë do të fillojë në ora 12:00, do të zgjasë një orë, ndërkaq në këtë ecje me moton zbulimi i hershëm=mbijetesë do të jetë i pranishëm edhe ministri Alush Gashi.

Moto e kësaj fushate është zbulimi i hershëm=mbijetesë. Ecja, e cila do të vazhdojë edhe viteve të tjera ka për qëllim që të rrisë vetëdijen ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit, thuhet në njoftim.

Ecja që organizohet të shtunën, është e dyta që mbahet në Kosovë, pasi e njëjta gjë ishte bërë edhe një vit më parë.

Krahas ecjes që nis në sheshin Nënë Tereza dhe që do të zgjas një orë, aktivistët e BBCI dhe CMB do të shpërndajnë edhe materiale sensibilizuese, si broshura me porosi se si të bëhet vetë ekzaminimi i gjirit te femrat, broshura rreth shëndetit të gruas dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›