Duka: Bashkëpunimi do të vazhdojë

(www.albania-sport.com) - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, e vlerësoi sfidën midis dy ekipeve kombëtare, të Kosovës e Shqipërisë, si një ndeshje me karakter thellësisht simbolik. “Jam i privilegjuar që sot jam me ju këtu për ta festuar së bashku Pavarësinë e Kosovës. Sa i përket ndeshjes, ajo ishte simbolike, dhe me këtë rast ju falënderoj që të ardhurat e fituara nga ndeshja do t’iu dedikohen familjeve të Shqipërisë Veriore. Bashkëpunimi ynë me Federatën e Futbollit të Kosovës ka qenë i hershëm dhe ai do të vazhdojë edhe në të ardhmen, kështu që ne do të jemi gjithmonë përkrah jush”, - tha presidenti Duka, i cili është në krye të FSHF-së, qysh nga viti 2002.
Burimi: Albania-sport.com
E Merkure, 17 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili