E Diel, 1 Nëntor 2026

Duka-Halili, gjykata pushon padinë për shpifje



Gjykata e Tiranës i jep fund shqyrtimit gjyqësor të padisë të presidentit të FSHF-së, Armand Duka, ndaj presidentit të KF-së Tiranës, duke e pushuar atë. Në këtë padi Duka kërkonte dëmshpërblim në shumën 100 mijë euro prej Halilit, me pretendimin se presidenti i Tiranës kishte dhënë deklarata publike mashtruese e të pasakta në emër të tij. Shkak i pushimit të padisë, pas pesë seancave të shtyra me kërkesë të palëve, është bërë mosparaqitja në proces e palës paditëse në këtë çështje, presidenti i FSHF-së, Armand Duka. “Gjykata vlerëson e çmon se jemi para mosparaqitjes së pajustifikuar të palës paditëse në këtë gjykim dhe prandaj kjo gjykatë çmon se ky gjykim duhet pushuar”, - thuhej në vendimin përfundimtar, të shpallur pak ditë më parë. Padia në fjalë u regjistrua në gjykatën e kryeqytetit më 18 dhjetor të vitit të kaluar. Si palës paditëse, në të ishte Armand Duka, ndërsa palë e paditur, Refik Halili. Me anë të kësaj padie, presidenti aktual i FSHF-së i kërkonte gjykatës detyrimin e Halilit për t’i shpërblyer dëmin jopasuror të shkaktuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›