Peruçac, gjenden mbetjet e 50 personave
Sipas Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Pagjetur, mbetjet mortore të gjetura deri tani në pjesën boshnjake të liqenit të Peruçacit, sipas të gjitha gjasave u përkasin 50 personave. Jasmina Mamelegjija, nga ky komision, tha se tani këto mbetje mortore do të dërgohen në laborator për identifikim. Ato mund të jenë të viktimave të luftës së Bosnjës, që nisi më 1992 e mori fund në vitin 1995. Punimet po vazhdojnë në pjesën e liqenit, e cila i takon Serbisë, ku po kërkohet për mbetje mortore të boshnjakëve, por edhe të shqiptarëve që dyshohet se janë vrarë gjatë luftës së Kosovës. Në vitin 1999 një kamion frigorifer që mbante trupat e 50-60 shqiptarëve kishte dalë në sipërfaqe.