E Diel, 1 Nëntor 2026

“Warner Bros” një film për Xhon Belushin Ndër aktorët e shenjuar: Zach Galifianakis e Jack Black. Mes producentëve dhe e veja e komikut

Xhon Belushi (John Belushi) mund të ketë një jetë të dytë në ekranin e madh.

Skenaristi i filmit “The Pursuit of Happyness”, Steven Conrad dhe regjisori e producenti i filmit “The Hangover”, Todd Phillips, do të realizojnë një film biografik mbi jetën e aktorit komik.
Tanimë shtëpia e madhe kinematografike “Warner Bros” ka marrë të drejtat për të prodhuar një film të tillë. Conrad do të shkruajë skenarin dhe Phillips do ta prodhojë, ndonëse nuk ka vendosur ende ta drejtojë atë si regjisor. Alexandra Milchan dhe Bonnie Timmerman janë gjithashtu producentë të filmit. Pavarësisht ideve që herë i ndanin e herë i bashkonin, më në fund është rënë dakord, që filmi të përqendrohet në pjesën e fundit të jetës së një prej pjesëmarrësve të show-t “Saturday Night Live” dhe yllit të kinemasë, i cili u nda nga jeta në moshën 33-vjeçare, në vitin 1982 nga një overdozë. Jeta e Belushit u bë e njohur në detaje në biografinë e Bob ëoodëard në vitin 1985, “Wired: The Short Life and Fast Times of John Belushi”. Libri u kritikua gjerësisht nga ana e familjes Belushi dhe shokëve të aktorit, kur ai u botua. Kur “Wired” u kthye në film në 1989, nën interpretimin e Michael Chiklis, miqtë dhe familja Belushi bojkotuan publikisht filmin. E veja e Belushit, Judith, publikoi historinë e saj gojore në vitin 2005 “Belushi: A Biography” dhe do të jetë një nga producentët e filmit.
Ende nuk dihet se cili do të jetë aktori që do të luajë rolin e Belushit me origjinë shqiptare, por mësohet se ish- kolegu i tij i “SNL”, Dan Aykroyd, Lorne Michaels dhe Chevy Chase, janë fituar nga studioja e prodhimit. Por një tjetër aktor, i cili ka baza të forta për të luajtur rolin e ikonës së ekranit, është Zach Galifianakis, i cili ka interpretuar në dy filma të Phillips, “The Hangover” dhe “Due Date”. Ai ka edhe një ngjashmëri fizike të dukshme me Belushin, por Galifianakis është 40- vjeç, paksa i “vjetër” për të luajtur rolin e Xhonit, ashtu si edhe aktori Jack Black, i cili mishëron shumë nga shpirti shakator i Belushit. (Në vitin 2008 Black është shprehur se nuk do të pranonte asnjë ofertë që do t’i bëhej për të luajtur në biografinë e Belushit, duke thënë se “jeta e tij nuk është aq gazmore sa puna e tij dhe të më shohësh mua duke imituar atë në “Saturday Night Live” nuk do të jetë aq e këndshme sa të shohëh vetë atë duke e luajtur atë rol”). Një tjetër gjeneratë që ka dhënë prova se mund të luajë këtë rol janë Jonah Hill, Seth Rogen, Ethan Suplee dhe Tyler Labine, i cili është shfaqur si Belushi në një film të NBC-së, “Behind the Camera: The Unauthorized Story of ‘Mork & Mindy.’” Belushi është portretizuar gjithashtu nga Eric Siegel në vitin 2002 në telefilmin e ABC “Gilda Radner: It’s Always Something.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›