Paneta: “Osama bin Laden nuk drejton më Al-Kaedën”
Autori i Lajmit: Redaksia
Uashington - Zyrtarët e shërbimeve sekrete amerikane thanë se një pjesëtar i rrjetit terrorist të Al-Kaedës, i përfshirë në sulmin ndaj bazës së CIA-s në Afganistan në dhjetor, ka mbetur i vrarë gjatë një sulmi ajror javën e shkuar. Lajmi u bë i ditur nga drejtori i shërbimeve sekrete të SHBA-së, Leon Paneta, për gazetën “The Uashington Post”. Paneta thotë se që prej këtij momenti sulmet e terroristëve janë ndalur. Informacionet nga Uashingtoni konfirmojnë se një raketë amerikane në Pakistanin Veriperëndimor ka vrarë udhëheqësin kryesor të Al Kaidës në këtë rajon. Burimet e lajmeve citojnë një zyrtar anonim amerikan të luftës kundër terrorizmit, se i vrari është Husein al-Jemeni, i cili besohet të ketë luajtur rolin kyç në sulmin ndaj bazës së CIA-s në Afganistan në dhjetor. Zyrtari tha se sulmi ka ndodhur në Miranshah, qytetin kryesor të provincës së Vaziristanit Verior. Rrjeti televiziv amerikan CNN thotë se mesazhi i Panetës erdhi pas thirrjes së një prej anëtarëve të Al-Kaedës që i kërkuan Osama Bin Ladenit të merrte një pozicion më të dukshëm në drejtimin e organizatës. Gjithnjë sipas CNN-it, ushtarët e këmbësorisë së Al-Kaedës nuk janë të lumtur me diçka të tillë. Osama Bin Laden shihet shumë rrallë, dëgjohet shumë rrallë”, - tha zyrtari dhe kjo i ka shqetësuar ata që e konsiderojnë Osamën liderin e tyre. “Ka tregues të fortë se disa terroristë të Al-Kaedës kërkojnë që Bin Ladeni të ketë një profil më të dukshëm”, - tha zyrtari. Sulmet e vazhdueshme në vendstrehimet e Al Kaedës në Afganistan dhe Pakistan detyruan liderët e saj të fshihen dhe detyruan që rrjeti terrorist të mos mund më të planifikojë operacione të vështira, deklaroi drejtori i CIA-s, Leon Paneta, në intervistën për "Uashington Post". Ai theksoi se kaosi, i cili sundon në radhët e Al Kaedës, është aq i madh, sa njëri nga liderët e luftëtarëve të saj në terren ka kërkuar nga Osama bin Ladeni që të vijë dhe të qëndrojë në krye të grupit. Paneta theksoi se për shkak të fushatës së madhe të operacioneve, fushata kundër Al Kaedës dhe aleatëve të saj talebanë, duke përfshirë edhe sulmet e shpeshta dhe koordinimin më të mirë me pakistanezët ka zmbrapsur terroristët. Ai tha se bëhet fjalë për operacionin më agresiv në historinë e CIA-s. "Ato operacione po e dëmtojnë seriozisht Al Kaedën. Nga informatat që ne marrim nga burimet e zbulimit me të cilët kontaktojmë, kuptohet se është shumë e vështirë për Al-Kaedën që të vendosë çfarëdo lloj komande apo kontrolli", - tha më tej Paneta. "Uashington Post" kujton se deklarata e Panetës nuk është në përputhje me vlerësimet e parakohshme të shërbimeve sekrete amerikane se rreziqet terroriste kundër SHBA-së janë ende aktuale. Pa e përmendur në mënyrë specifike sulmin e 8 marsit, Paneta tha se ai ishte një sinjal shumë i rëndësishëm që tregonte se terroristët nuk do të jenë më në gjendje të fshihen në zonat urbane”. Kjo ishte deklarata e parë e shefit amerikan të CIA-s pas shumë operacioneve të organizatës së tij në terren në strehimet e terroristëve kryesisht në Pakistan dhe Afganistan.
Ky lajm është publikuar: 19/03/2010