Netanjahu-Ahmadinexhad ushqejnë njëri-tjetrin
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryeministri kokëfortë izraelit dhe presidenti i papërmbajtur iranian, duket se ushqejnë njëri-tjetrin me armët e tyre të retorikës për të fshirë frikën që ata i ka mbërthyer në politikat e brendshme dhe më tej. Mes tyre, ata po testojnë me kokëfortësi limitet e fuqisë së Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme dhe po minojnë “fillimin e ri” të marrëdhënieve mes Amerikës dhe myslimanëve që presidenti Barak Obama propozoi në një fjalim të elokuencës së lartë 9 muaj më parë. Netanjahu pretendon se Irani po kërkon të ndërtojnë një bombë bërthamore dhe të përmbushë dëshirën e Ahmadinexhadit për shkatërrimin e shtetit izraelit. Duke u konfrontuar me presidentin iranian, ai eklipson rëndësinë e përpjekjeve të kryesuara nga SHBA-ja për të ringjallur bisedimet e paqes me palestinezët dhe arabët. Për Ahmadinexhadin, i cili thotë se ambiciet bërthamore të Iranit janë totalisht paqësore dhe çdo ndërprerje e negociatave me SHBA-në mbështet doktrinën e tij se rezistenca e armatosur, jo negociata, janë mënyrë e vetme për të fituar tokën e pushtuar të Izraelit, veçanërisht Jeruzalemin. Thirrjet e tij emotive për myslimanët që të mbrojnë qytetin, i cili është gjithashtu shumë i shenjtë për hebrenjtë dhe të krishterët, shfaqen në të gjithë botën arabe dhe islamike, njëkohësisht dhe të palestinezëve. Kështu që Izraeli ka vendosur ndërtimin e 1600 vendbanimeve për hebrenjtë në Jeruzalemin Lindor. Një lajm i tillë zemëroi presidentin iranian por dhe numrin 2 të Shtëpisë së Bardhë, Xho Bajden. Abasi tha ditën e mërkurë se nuk do të zhvilloheshin bisedime, derisa Izraeli të ngrijë vendimin për ndërtimin e banesave në Bregun Perëndimor. Netanjahu shfaqi pendesë përpara sekretares amerikane të Shtetit, Hilari Klinton, që e quajti një sjellje “fyese” këtë vendim të aleatëve të SHBA-së, por gjithsesi nuk pezulloi ndërtimin e shtëpive.
Ky lajm është publikuar: 19/03/2010