Hosni Mubarak, i sëmurë, Egjipti përgatit pasardhësin
Autori i Lajmit: A.Dralo
Kajro – Më shumë se një javë pasi presidenti 81-vjeçar i Egjiptit, Hosni Mubarak, iu nënshtrua një operacioni në Gjermani, vendi më i madh arab, për sa i përket popullsisë, po spekulon edhe një herë tjetër për kushtet shëndetësore të tij. Por kësaj radhe këto zëra, të cilat i ulën aksionet egjiptiane në bursë me disa pikë gjatë së dielës dhe së hënës, shënuan dhe një pasiguri tjetër në Egjipt, se kush do të jetë pasardhësi i zotit Mubarak. Mbështetësit e demokracisë po përpiqen që të nxisin zgjedhjen e një lideri të lirë dhe zhvillimin e zgjedhjeve të ndershme, duke shpresuar që të ndryshojnë një regjim që abuzon me të drejtat e njeriut dhe sulmon partitë opozitare si ajo e Vëllazërisë Myslimane. “Egjipti është duke u përballur me një situatë shumë serioze dhe kritike të cilën e ndjen çdokush”, - thotë Hassan Nafaa, një shkencëtar politik në Universitetin e Kajros, i cili ka organizuar një fushatë kundër pasuesit trashëgimtar të pushtetit në Egjipt. “Kjo do ta bëjë vendin më keq, me siguri”, - shton më tej profesori. Media shtetërore dhe spitali gjerman ku Mubaraku kreu operacionin e tij raportojnë se presidenti po shërohet me shpejtësi. Por kjo nuk i ndalur egjiptianët të spekulojnë për tërheqjen e mundshme përfundimtare të presidentit të tyre. Mubaraku e ka drejtuar Egjiptin prej pothuajse 30 vjetësh dhe tha se ai do të qëndrojë në pushtet deri “në frymën e fundit”. Ai mendohet se do të kërkojë tia lërë pushtetin djalit të tij, Gamalit. Megjithatë, disa analistë parashikojnë që Mubaraku mund të tentojë dhe një mandat tjetër gjashtëvjeçar përpara se të lërë stafetën. Por prezenca e një figure të re energjike si Mohamed el Baradei, ish-kryetari i Agjencisë së Monitorimit Bërthamor të OKB-së, i cili u kthye nga kjo detyrë në shkurt, po i bën presion qeverisë që të ndërmarrë reforma. Ai mund të jetë një kandidaturë që mund të garojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Ai vlerësohet si një figurë shumë herë më e kompletuar sesa Gamal Mubarak, një biznesmen, i cili drejton Sekretariatin e Politikës së Partisë. Profesori Nafaa thotë se njerëzit mund të bëjnë gjithnjë e më tepër pyetje të dyshimta lidhur me shëndetin e presidentit, nëse Mubaraku nuk shfaqet në publik deri javën e ardhshme, por thotë njëkohësisht se është ende shumë herët për të mësuar se çfarë do të ndodhë në rast të një mungese të gjatë të tij. Ky është një skenar që është luajtur së fundmi dhe në Nigeri, ku presidenti u kthye në shtëpi muajin e shkuar pasi qëndroi më shumë se 3 muaj i shtruar në një spital në Arabinë Saudite. Parlamenti nigerian ia kaloi kompetencat e drejtimit të vendit zëvendëspresidentit gjatë mungesës së tij. Por Mubaraku nuk ka një zëvendës të tij. Ai ia ka deleguar pushtetin e tij përkohësisht, përpara operacionit, kryeministrit Ahmed Nazif. Nëse presidenti do të deklarohej i paaftë nga ana shëndetësore, Kushtetuta kërkon që Kryetari i Parlamentit të marrë rolin e drejtuesit të vendit përkohësisht dhe të nisin përgatitjet që brenda dy muajsh të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme.
Mustafa al Said, një profesori i shkencave politike në Universitetin Amerikan të Kajros tha se ai kishte mësuar nga burime të besuara, se Mubaraku do të udhëtojë drejt Parisit javën tjetër për një javë pushime dhe më pas do të zhvendoset në qytetin turistik të Sharm el-Sheik-ut përpara se të kthehet sërish në Kajro.
Ky lajm është publikuar: 19/03/2010