Ronaldinjo: “Mesi eshte nje vella i vogel per mua”

Gjate nje interviste per gazeten sportive argjentinase "Ole", Ronaldinjo pergezoi shokun e tij te ekipit te Barcelona, Lionel Mesin, per arritjet e tij, duke e konsideruar si nje vella te vogel te tij. Lionel Mesi u zgjodh lojtari i dyte me i mire ne bote pas Kakase dhe Ronaldinjo u shpreh shume i gezuar per kete. "Perpara shout une i urova atij fat dhe i tregova atij ta gezoje ate moment special", - tha braziliani. "Me pas e pergezova per cmimin qe ai fitoi. Une kam thene gjithmone se Lioneli eshte si nje vella i vogel per mua". Ronaldinjo kujton edhe ndeshjen e tij te pare dhe lajmin e pare per te ne gazete. "Une isha vetem 13 vjec dhe shenova 23 gola ne nje takim. E kam ate gazete, pasi motra ime, Deizi, ruan gjithcka qe publikohet per mua. Une mendoj vetem te luaj futboll. Kjo eshte ajo qe me ben te lumtur ne Brazil, ne Barcelone apo ne San Luis".
Hebrenjte kritikojne Maradonen
Fjalet e Diego Maradones ne favor te presidentit iranian Ahmadinexhad provokuan reagimin e ashper te hebrenjve argjentinas. Ylli i Argjentines deklaroi gjate diteve te kaluara se ishte nga ana e popullit argjentinas dhe se kishte autografuar nje bluze te tij per Ahmadinexhadin, i cili me pare kishte kerkuar shkaterrimin e Izraelit.