Italianët me pushime, mjekët shqiptarë 2 muaj në pritje të transplantit të veshkës

/>Ekipi italian do të vijë në Shqipëri, javën e dytë ose të tretë të janarit
Transplanti i veshkës në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza pritet të realizohet vetëm nga mesi i muajit janar të vitit të ardhshëm. Megjithëse mjekët e QSUT-së i kishin kërkuar ekipit italian që të vinte para Krishtlindjeve për të parë sallën e operacionit si dhe për të vendosur datën, këta të fundit kanë menduar që bindjen e tyre për standardet e sallës ta vërtetojnë vetëm nga mesi i muajit janar 2009. Shefi i pavijonit të nefrologjisë në QSUT, Nestor Thereska konfirmon për gazetën SOT, se nga komunikimi më i fundit që është bërë me ekipin italian, është mësuar se ky i fundit do të vijë në Shqipëri për të parë sallën e operacionit dhe për të vendosur datën e transplantim, vetëm nga java e dytë ose e tretë e janarit. Shkak për zgjatjen kohore deri në ardhjen e ekipit mjekësor italian janë bërë festat e fund vitit, gjatë të cilave ata bëjnë dhe pushime të gjata dhe të plota, pohon Dr. Thereska, sipas të cilit, kjo është arsyeja e vetme pse ky operacion i rëndësishëm po shtyhet prej gati 2 muajsh. Operacioni i veshkës në QSUT është përfolur prej disa vitesh, por realizimi i tij ka mbetur pezull për shkaqe të ndryshme. Por iniciativa e Ministrisë së Shëndetësisë për realizimin e këtij operacioni ka dështuar ndoshta që nga viti 2005, ku nga muaji në muaj e nga viti në vit, të sëmurët me veshka presin bisturinë e artë të mjekëve, për tu rikthyer shëndetin dhe jetën. Problemet e para për realizimin e këtij operacioni, ishin ato të përshtatjen e sallës kirurgjikale me aparaturat e nevojshme dhe në kushte optimale. Duke qenë se kjo ndërhyrje kirurgjikale do të realizohet në bazë të projektit Interreg 3 në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, pas një pune 2 vjeçare u bë e mundur pajisja e sallës me të gjitha aparaturat e kërkuara nga mjekët italianë dhe që prej mesit të muajit nëntor, pritet vetëm pëlqimi nga pala italiane dhe caktimi i datës së operacionit të parë. Ne mendojmë se nuk do të ketë më asnjë kundërshtim nga ekipi italian për sallën, por duke qenë se është një ndërhyrje që do të realizohet falë një bashkëpunimi të ngushtë me ta si dhe në bazë të projektit INTERREG 3, është vendosur që italianët të kenë kartën e fundit për realizimin e operacionit aq të shumëpritur nga ne si mjekë, por dhe pacientët tanë, pohoi shefi i Nefrologjisë, Nestor Thereska. Kështu, duket se nuk mbetet gjë tjetër veçse të pranohet arsyeja e palës italiane për pamundësinë e lëvizjes së tyre drejt vendit tonë.
Pacientët në pritje
Kontrolli i fundit nga ekipi i mjekëve italianë u krye në muajin nëntor, kur ata e gjetën të papërfunduar sallën operatore të urologjisë, ku do të bëhet transplanti i veshkës. Për shkak të mungesës së ajrit të komprimuar dhe aspiratorit, mjekët italianë ngulën këmbë që operacioni të shtyhej për në dhjetor. Por tashmë salla është kompletuar me të gjitha pajisjet dhe pritet vetëm ardhja e tyre. Ndërkaq, njësia kombëtare e transplantit e krijuar pranë pavijonit të nefrologjisë ka përzgjedhur paraprakisht 4 pacientët e parë që do të bëjnë transplantin e veshkës në Shqipëri. Më shumë se mjekët, janë pikërisht këta pacientë që presin prej kohësh mbarëvajtjen e përgatitjes së sallës së imunologjisë për ndërhyrjen në veshka. Asnjë prej tyre nuk e di ekzaktësisht se kur do të mund të futet në dorë të kirurgëve, por një operacion i tillë, për ta është rifillimi i një jete të re dhe mbi të gjitha të shëndetshme. Dr. Thereska është shprehur se gjatë përzgjedhjes së pacientëve është marrë parasysh faktori moshë, ku sipas tij u është dhënë më shumë prioritet për transplant moshave të reja, pasi fiziku i tyre mund të përballojë më lehtësisht dhe pa komplikacione operacionin, por sipas tij, përfituesit e parë të këtij operacioni do jenë dhe pacientë me kondita sociale të dobëta. Transplanti të vendin tonë do të bëhet me veshka të dhuruara nga njerëz të gjallë që janë dhe të afërm apo familjarë të pacientëve dhe kjo do të jetë një lehtësim në kosto për këtë shërbim. Transplanti i veshkave do të kryhet nga një ekip prej 6-7 kirurgësh, midis të cilëve fillimisht do të ketë dhe 1 ose 2 italianë.