E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skema e ISHKSH-së në spitale, shmangie tenderave me ministrinë

/>Pas futjes së skemës së ISKSH-së, gjatë vitit 2009 çdo spital do të ketë të drejtën ti zhvillojë vetë tenderat për blerjen e ilaçeve, në bazë të nevojave që ata kanë. Sipas nëndrejtorit të Institutit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, kjo formë do të bëjë që spitalet të mos përballen me krizën e ilaçeve, si pasojë e burokracive të administratës së Ministrisë së Shëndetësisë. "Spitalet duhet të marrin përsipër që të bëjnë tenderimin e ilaçeve, ku nëpërmjet institucionit tonë ne i kontrollojmë ato", u shpreh nëndrejtori i ISKSH-së, Xhavid Grezda. Nga ana tjetër, borxhi prej qindra miliona lekësh që spitalet i kanë palëve të treta është kërkuar që të shlyhet nga Ministria e Financave dhe ajo e Shëndetësisë, pasi kjo është një pengesë e madhe për nisjen e reformës në spitale nga ISKSH-ja. Gjatë vitit 2009, Instituti i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor do të zbatojë në spitale edhe paketën e shërbimeve minimale prej së cilës do të përfitojë çdo pacient.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›