LZHK: Do të rindërtojmë institucionet
Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, i cili në këto zgjedhje garon nën siglën e "Polit të Lirisë" ka vijuar takimet elektorale në njësinë 4 në Tiranë. Gjatë fjalës së tij më banorët e kësaj njësie, Shehi është shprehur se "Poli i Lirisë" ka vendosur të rrijë larg mitingjeve në sheshe dhe stadiume, por të takohet me njerëzit atje ku ata jetojnë dhe punojnë çdo ditë. Shehi ka kërkuar nga banorët e kryeqytetit që të votojnë alternativën e "Polit të Lirisë" si alternativa më e mirë dhe kjo tregohet nga programi që ata kanë bërë publik. Në programin e "Polit të Lirisë", zgjidhja e çështjes së pronës zë një vend të rëndësishëm, po ashtu është premtuar rindërtimi i institucioneve të shtetit në bazë të ligjit.