Oketa: Vazhdoni të besoni te PD-ja
Kandidati i Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit, Gazmend Oketa, u takua me qytetarët e lagjes 5 në Durrës. "Vazhdoni të besoni te Partia Demokratike ashtu siç i besuat asaj Shqipërinë në vitin 2005, sepse në këto 4 vjet qeverisja demokratike i është përkushtuar ndryshimit rrënjësor të vendit. Kabineti qeverisës e quan "sfidën e ndryshimit" si një fat të mirë. Ka qenë një punë shumë e madhe, pasi ky kabinet ka ndërmarrë reforma shumë të thella në Shqipëri", tha Oketa. Sipas tij, "edhe pse kundërshtarët tanë politikë deklarojnë se korrupsioni nuk është luftuar, fakti që buxheti i shtetit është dyfishuar, fakti që investimet janë shumëfishuar në infrastrukturë, shkolla, shëndetësi, bujqësi, tregon qartë se lufta kundër korrupsionit ka qenë efikase".