Dule: “Komisioni hetimor për Sollakun minon efektivitetin e reformës në drejtësi”
Autori i Lajmit: Red.Një nga partitë aleate të Partisë Demokratike, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, është kundër ngritjes së komisionit hetimor për Prokurorin e Pergjithshëm Theodhori Sollaku, pasi, sipas saj, ky hetim do të minonte efektivitetin e reformës në drejtësi. Vangjel Dule, kryetar i kësaj force politike u shpreh i sigurt se në fund të komisionit, kryeprokurori do të duhej të largohej. Sipas Dules, partia e tij është për ndryshime në qeveri, pasi, siç është shprehur edhe më parë, disa ministra janë të lodhur dhe duhen zëvendësuar. Nga ana tjetër, kryeministri Berisha nuk ka lënë të kuptohet se do të ndërmarrë nisma për ndryshimin e kabinetit që drejton. Dule është i pari përfaqësues i mazhorancës i cili shprehet kundër ngritjes së këtij komisioni ashtu si edhe opozita.
Ky lajm është publikuar: 19/10/2007