Dule: Jemi luajalë, PBDNJ do qëndrojë te koalicioni i majtë
Kreu i PBDNJ-së i ka hedhur poshtë të gjitha zërat se partia e tij mund të bashkohet me koalicionin e djathtë. Dule theksoi se PBDNJ do të vazhdojë të qëndrojë në koalicionin e majtë, ndërkohë që ka cilësuar si të pajustifikueshme vonesat në nxjerrjen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut sqaroi opinionin publik se partia që ai drejton do të qëndrojë në koalicionin e majtë. Përmes një konference për mediat, Dule ka hedhur poshtë të gjithë zërat se PBDNJ mund të kalonte në koalicionin Aleanca e Ndryshimit. “Tipari dallues i joni është integriteti, luajaliteti dhe koherenca në vendimmarrje”, theksoi Dule. Kreu i PBDNJ nënvizoi se partia e tij nuk arriti objektivat e saj në zgjedhjet e 28 qershorit, ndërkohë që deklaroi se vonesat në nxjerrjen e rezultatit janë tërësisht të pajustifikueshme. Sipas kreut të PBDNJ, zgjedhjet vërtetuan shqetësimet e partive në vogla në lidhje me Kodin e ri Zgjedhor. Dy ditë më parë, Dule u shpreh se nuk mund të jetë në një koalicion me Berishën, ku aty bëjnë pjesë dhe faktorë inekzistentë, duke nënkuptuar në këtë mënyrë PDI të çamëve.