Dule: Nuk bashkëpunoj as me PD e as me PS
18/04/2005 PBDNJ vetëm me Omonian para zgjedhjeve
Ndryshe nga ç'ishte komentuar në javët e fundit, kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, deklaroi se partia që ai drejton, ka vendosur që të mos ketë aleanca parazgjedhore me Partinë Socialiste, por as me atë Demokratike. Dule u shpreh se, nuk bëhet fjalë për të arritur ndonjë aleancë politike përpara zgjedhjeve të përgjithshme, që pritet të mbahen në fillim të verës së këtij viti. Sipas kryetarit të PBDNJ-së, asnjë nga partitë kryesore parlamentare, nuk do të jenë pjesë e aleancave të partisë së tij, duke lënë të kuptohet se një gjë e tillë mund të rishikohet pas zgjedhjeve dhe shpalljes së rezultatit të tyre. Ndërkohë, Dule bëri të ditur se do të ketë bashkëpunim parazgjedhor me organizatën e minoritetit grek, "Omonia". Bashkëpunimi mes këtyre dy forcave, është i njohur dhe gjatë viteve të fundit. Omonia dhe PBDNJ, kanë deklaruar se do të mbështesin kandidatët e përbashkët.