E Diel, 1 Nëntor 2026

Europarlamentari Oli Rehn, nis sot takimet në Serbi - Mali i Zi

18/04/2005  Asociim-Stabilizimit varen nga mbështetja ndaj Gjykatës së Hagës

Komisioneri i Bashkimit Evropian, Olli Rehn, do të vizitojë sot Serbinë dhe Malin e Zi, ku do të zhvillojë bisedime mbi hapjen e procesit të asociim-stabilizimit. Vetëm pak ditë më parë BE ka dhënë një raport të plotë mbi hapat që kanë hedhur unioni Serbi Mali i Zi mbi reformat e kërkuara nga BE. Në këtë kontekst, nga BE është konfirmuar se Rehn do të nisë takimet në datat 18 dhe 19 prill të këtij muaji. Në njoftimin e dhënë për shtyp thuhet se, komisioneri do të vlerësojë hapat e hedhura kaq shpejt prej Serbisë dhe Malit të Zi, si në sferën ekonomike dhe në sferën politike. Megjithatë, Rehn do të kërkojë një bashkëpunim më konkret dhe të frytshëm mes këtyre vendeve dhe Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e luftës. Një pikë e tillë është parë shpesh si shqetësuese për Bashkimin Evropian. Në vizitën e tij të parë në Beograd, Olli Rehn, do të takojë presidentin e Unionit Serbi-Mali i Zi, Svetozar Maroviç, Ministrin e Punëve të Jashtme, Vuk Draskoviç, Presidentin Serb, Boris Tadiç dhe kryeministrin Vojislav Koshtunica. Ndërsa në Podgoricë, më 19 prill, Rehn do të takojë Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç, kryeministrin Milo Djukanoviç, dhe kryeparlamentarin, Ranko Krivokapic. Megjithatë, burimet nga Bashkimi Evropian thanë se komisioneri Rehn, nuk do të ndalet në shtete të tjera. Edhe pse situata në Shqipëri është e ndezur në prag të zgjedhjeve, Rehn që pak ditë më parë theksoi rëndësinë e tyre, nuk ka parashikuar të zhvillojë takime në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›