Terrorizon me pistoletë kushërirën për 15 minuta

22/03/2005 Nga kontrolli në banesë, 54-vjeçarit Sajmir Petrela iu gjet 1 arkë dhe një çantë me fishekë
TIRANË- Grindet me fqinjën, gjithashtu kushërirë e tij, pas sherrit familjar dhe pas pesë ditësh e kërcënon me pistoletë. Pas lajmërimit të policisë nga ana e së traumatizuarës, uniformat blu gjejnë në shtëpinë e agresorit një arkë metalike dhe një çantë të mbushur me fishekë dhe krehëra automatikësh, municion, të cilin ai e mbante pa leje.
Ngjarja
Ka ndodhur rreth mesnatës së dy ditëve më parë te pallatet e reja pranë "Piacës", kur i moshuari 54-vjeçar Sajmir Petrela, lindur e banues në Tiranë, ka kërcënuar me vdekje kushërirën e tij, duke shtënë në ajër me pistoletë. Terrori që përhapi Petrela në atë orë të vonë të dy ditëve më parë, i ndodhur edhe në gjendje tepër të dehur, alarmoi jo vetëm të afërmen e tij, por edhe të gjithë banorët e këtij pallati, të cilët teksa dëgjonin të shtënat e njëpasnjëshme të armës, lajmëruan në telefon uniformat blu të Komisariatit numër 3. Këta të fundit mbërritën vetëm pasi 54-vjeçari kishte 15 minuta që qëllonte në ajër para derës kryesore të banesës së kushërirës, duke e kërcënuar gjithë familjen me vdekje. Në momentin e mbërritjes së ekspertëve të kriminalistikës së këtij komisariati, Petrela ishte ende i shtrirë në derën e të afërmes së tij, duke sharë e bërtitur, pasi kishte konsumuar alkool në masë të madhe. Pas prangosjes ai u dërgua fillimisht tek mjeku i komisariatit, e më pas në qelitë e paraburgimit.
Motivi
Burime të Komisariatit numër 3 thanë për gazetën, se motivi i kësaj ngjarjeje ishte një sherr i pesë ditëve më parë mes kushërinjve, të cilët jetojnë në të njëjtin pallat. Fisi Petrela kishte probleme me të afërmit pas një zënke të vjetër, ndërsa 54-vjeçari preferoi të dehej për ta zgjidhur njëherë e mirë këtë konflikt. Ende policia po heton në rrugë paraprake për marrëdhëniet e agresorit me të traumatizuarën, emri i së cilës nuk publikohet për arsye etike.
Armatimi
Nga burime zyrtare të Policisë së Tiranës, mësohet se në banesën e Petrelës, pas një kontrolli të imtësishëm, u gjet një arkë metali e mbushur me fishekë të modelit 56, një çantë ushtarake me 15 fishekë të modelit 56, shtatë krëhëra me fishekë, nga të cilët dy ishin krëhëra automatiku dhe pesë copë krëhëra pushke. Vepra penale që ka konsumuar 54-vjeçari parashikohet nga neni 278 e 274 i Kodit Penal.