E Diel, 1 Nëntor 2026

Dule: Të bashkohet një zonat me minoritarë

08/02/2005  Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, i ka paraqitur propozimin e tij për ndarjen elektorale përfaqësisë së OSBE-së, duke mbështetur variantin e bashkimit të zonave minoritare etnikisht të pastra në Gjirokastër. Minoriteti etnik grek në zonat e jugut të vendit, sipas variantit të PBDNJ-së, kërkon bashkimin e disa fshatrave të dy qarqeve të Vlorës dhe të Gjirokastrës. Ndërkohë, Dule ka qenë kundër heqjes së një zone në Qarkun e Vlorës, pasi, sipas tij, prekeshin disa fshatra me popullsi minoritare. Në këto propozime, Dule ka gjetur dhe mbështetjen e organizatës "Omonia" dhe të Partisë Demokratike. "Omonia", në mbështetje të kreut të PBDNJ-së, ka paralajmëruar bojkot të zgjedhjeve të përgjithshme, në rast se nuk plotësohen kërkesat e paraqitura nga Dule. Duke përforcuar qëndrimin e tyre, përfaqësuesit e organizatës minoritare kanë kërkuar, veçanërisht nga Partia Socialiste, realizimin e varianteve të paraqitura nga Dule, pasi në rast të kundër do të ketë largim të përfaqësuesit të PBDNJ-së nga koalicioni qëverisëës. PS-ja, gjatë negociatave me grupin e ekspertëve të OSBE-së për ndarjen zgjedhore, ka kundërshtuar variantet e paraqitura nga PBDNJ-ja, pasi, sipas tyre, një propozim i tillë logjikisht ngushton përfaqësimin e minoritetit etnik grek.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›