PS kundër metodikës së çmimit të pronave
08/02/2005 Socialistët do të kërkojnë një studim të veçantë për vlerën e tokës së zënë me ndërtime të paligjshme
"Çmimi i një metri katror duhet të jetë shumë më i ulët nga sa është parashikuar"
Metodika e vendosjes së çmimit të pronave ka gjetuar kundërshtimin e Partisë Socialiste. Varianti i përcaktuar nga Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për të gjitha llojet e tokave dhe trojeve është cilësuar i pasaktë dhe i pastudiuar mirë nga Grupi parlamentar i PS-së. Deputetët e mazhorancës kanë vendosur që t'i kërkojnë Komitetit të Pronave hartimin e një studimi të veçantë për çmimin e legalizimit të trojeve të zëna me ndërtime të paligjshme. Burime të besueshme në PS-së, kanë theksuar për "Metropol" se çmimi i metrit katror, në trojet e zonave informale, përcaktuar në metodikën e Komitetit Shtetëror të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, cënon dhe dëmton banorët e këtyre zonave. Përcaktimi i çmimit të trojeve në zonat me ndërtime të paligjshme, sipas socialistëve, duhet të jetë atribut i parlamentit dhe jo e KSHKKP-së, pasi ky Komitet ka të drejtë të përcaktojë çmimet vetëm për kthimin dhe kompensimin e pronave dhe jo legalizimin. Në këtë mënyrë, socialistët kanë paralajmëruar se do të ndryshojnë metodikën që do të paraqitet prej Komitetit. Grupi i PS-së ka dalë dje me propozimin që të përcaktohet një çmim specifik nga parlamenti për trojet në zonat informale. Sipas këtij vendimi çmimi që do të paguhet për legalizimin e banesave do të jetë sa më i ulët.
Vendimi
Grupi parlamentar i PS-së ka rënë unanimisht dakord që të gjendet një çmim më i favorshëm për banorët e vendosur në këto troje dhe më pas ky çmim të marrë dhe miratimin e parlamentit. Deputetët socialistë e kanë cilësuar abuziv, të ashtuquajturin çmim të tregut për zonat informale pas legalizimeve. Qëndrimi i tyre është se për çmimin, me të cilin do të paguhet metri katror në zanat informale, nuk duhet të jetë në varësi të tregut, por do të përcaktohet duke pasur parasysh interesat e banorëve të këtyre zonave. Ky qëndrim vjen vetëm pak disa pas deklarimit të kryetarit të Komitetit Shtetëror të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, Sokrat Sinaj, mbi metodikën e vendosjes së çmimeve për tokat troje, turistike dhe tokës bujqësore. Këto vlera janë kundërshtuar nga socialistët, pavarësisht pretendimit të Sinaj se çmimet për të gjitha kategoritë e tokave "janë shumë pranë realitetit të vendit tonë". Përveç çmimit të trojeve në zonat informale, grupi socialist kërkon që të bëhet i qartë dhe një moment tjetër, lidhur me çmimin e legalizimit të trojeve në këto zona dhe çmimit të kompensimit të tyre.
Qëndrimi
Grupi socialist ka theksuar se gjithçka do të vendoset në Kuvend. Deputetët e PS të këtyre zonave janë ata që do të kenë favorin të gjejnë një çmim sa më të ulët për legalizimin e ndërtimeve të paligjshme. Metodika e kthimit dhe kompensimit të pronave hartuar nga Komiteti Shtetëror, e cila pritet të shkojë për miratim në parlament, duket se do të pësojë ndryshime thelbësore prej deputetëve. Gjithashtu, ata do t'i kërkojnë Komitetit të hartojë një metodikë të veçantë për zonat informale, e cila do të kalojë më pas në parlament.