Ngarkesa e tretë me 5 mijë koli
15/05/2005 Sekuestro anijes “Poseidon”, prana pronarit Cani, kapitenit Hoxha dhe Gentian Koçit
Një pushtetar pas kontrabandës së cigareve
Arrestohen edhe tre persona nën akuzën e bashkëpunimit në kontrabandën e cigareve që vinin nga Mali i Zi, të sekuestruara në fund të muajit mars dhe sekuestrohet një anije tjetër në Portin e Durrësit. Dyshimet e hetimit flasin për një njeri me pushtet, që implikohet në këtë kontrabandë, por endenuk janë grumbulluar provat e mjatueshme për të vepruar ndaj tij. Përsëri janë sekuestruar 5 mijë koli cigare kontrabandë. Pas një muaji e gjysmë hetimi, nga shqyrtimet e materialeve të dosjes dhe verifikimeve të dokumentacioneve të sekuestruara, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar tre urdhërarreste të tjera, të cilat janë ekzekutuar mesnatën e së premtes. Ndërkaq është sekuestruar paraprakisht edhe anija “Poseidon”, e ndodhur në kalatën lindore të Portit të Durrësit, pasi nga materialet që zotëron Prokuroria është vërtetuar për një ngarkesë cigaresh, të cilat janë transportuar nga Mali i Zi dhe janë kaluar pa çdoganim në mes të muajit prill. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka urdhëruar arrestimin e pronarit dhe njëkohësisht administratorit të saj, Ardian Cani, detarit të vjetër Tahir Hoxha, që ishte kapiteni i anijes dhe Gentian Koçin. Ky i fundit akuzohet si bashkëpunëtor në organizimin e kontrabandës së cigareve. Gjithashtu janë shoqëruar edhe gjashtë pjesëtarë të ekuipazhit, të cilët do të pyeten në kuadrin e të dyshuarve dhe dëshmitarit. Prokuroria ka vërtetuar se tre të arrestuarit e djeshëm janë bashkëpunëtorë të pronarit të magazinës 10 mijë metra katrorë të Fatmir Zotajt në Shkozet, ku u gjetën 3 milionë e 590 mijë paketa cigaresh kontrabandë. Nga hetimet rezulton se, Zotaj i ka kërkuar pronarit të “Poseidon” që të kryejë ngarkesën në mes të prillit. Magazina eshtë vënë nën sekuestro nga akuza.
Hetimi
Pas sekuestrimit të anijes “Eni”, për kalimin kontrabandë të mijëra kolive cigare, Prokuroria vuri në pranga nëntë persona dhe akuzoi si bashkëpunëtorë nëntë të tjerë. Ndërsa pronari i saj, Fatmir Zotaj, është shpallur në kërkim. Këtij të fundit i është sekuestruar edhe një magazinë në Shkozet të Durrësit, ku u gjetën 3 milionë e 590 mijë paketa cigaresh kondrabandë, që kapin shifrën e 4 milionë dollarëve. Nga verifikimet e dokumentacionit të ngarkesave të kryera në Mal të Zi dhe atyre të çdoganuara në Portin e Durrësit, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka konkluduar kalimin e 5 mijë kolive cigare me anë të anijes “Poseidon”, pronë e Ardian Canit. Lajmi është bërë i ditur dje për gazetën “Metropol” nga burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat sqaruan se edhe ngarkesa e cigareve të anijes “Poseidon”, të kaluara në Portin e Durrësit pa çdoganim, janë vendosur në magazinën e Fatmir Zotajt në Shkozet. Burimet pohojnë se nga hetimet rezulton se anija “Poseidon” e ka marrë ngarkesën në një port në Mal të Zi në mesin e muajit prill dhe brenda dy ditësh ka mbërritur në Portin e Durrësit. Katër kontenierët me cigare, sipas Prokurorisë, janë kaluar kontrabandë për llogari të të njëjtit grup të strukturuar që u godit në fund të muajit mars. Kjo, pasi dy ngarkesat me cigare kontrabandë të anijes “Eni”, më datë 8 e 29 mars dhe një ngarkesë e “Poseidonit” në mes të prillit, janë gjetur në magazinën e Fatmir Zotajt në Shkozet. Por nga ballafaqimi i të dhënave të ngarkesave të marra në Mal të Zi, me ato të sekuestruara në Shkozet, rezulton se një pjesë e cigareve është shitur apo transportuar diku tjetër, thonë burimet. Ato theksojnë se disa kontenierë janë gjetur bosh.
Arrestimet
Pas konkludimit dhe sigurimit të provave materiale për një tjetër ngarkesë cigaresh kontrabandë për llogari të grupit të goditur në fund të marsit, të transportuara me anijen “Posedion”, Krimet e Rënda kanë urdhëruar arrestimin e tre personave. Nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme mësohet se, mbrëmjen e së premtes, hetues të Krimeve të Rënda kanë shkuar në Portin e Durrësit, ku kanë vendosur nën sekuestro paraprake anijen “Poseidon”. Dhe pas verifikimeve të kryera në magazinën e Zotaj në Shkozet, është konkluduar se me këtë anije ishin transportuar 5 mijë koli me cigare kontrabandë në mes të prillit. Pas vendosjes së sekuestros për anijen, prokurorët e Krimeve të Rënda kanë urdhëruar Policinë e Durrësit të arrestojë pronarin Ardian Cani. Gjithashtu është urdhëruar arrestimi i kapitenit të mjetit lundrues Tahir Hoxha dhe Gentian Koçi, i akuzuar si një nga organizatorët e kontrabandës.
Hoxha, lajmëroi kapitenerinë për defekt të rremë
Kur është nisur nga Porti i Durrësit, anija “Poseidon” nuk ka raportuar si destinacion të saj Malin e Zi. Burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme thonë se, anija është nisur me drejtim për në një port tjetër. Por në fund të ditës së parë të udhëtimit, ka komunikuar me kapitenerinë e Portit të Durrësit, duke i lajmëruar për një defekt dhe se nuk mund të vazhdonte udhëtimin. Burimet thonë se drejtuesit e anijes “Poseidon” kanë komunikuar në Portin e Durrësit kithimin e tyre pa vajtur në destinacionin ku ishin nisur. Por, ndërkohë, anija e cila nuk rezulton të kishte pasur defekt, është drejtuar nga Mali i Zi, ku janë ngarkuar katër kontenierë me 5 mijë koli cigaresh. Burimet e akuzës theksojnë se kur ka mbërritur në Portin e Durrësit, kapiteni i anijes Tahir Hoxha, nuk i ka njoftuar autoritetet portuale për devijimin drejt Malit të Zi dhe ngarkesën e kryer atje. Kështu që mbi anije nuk është ushtruar ndonjë kontroll dhe cigaret janë shkarkuar dhe transportuar drejt magazinës së Fatmir Zotajt në Shkozet, pa u çdoganuar. Ndërkaq, drejtuesit e anijes vazhdonin të raportonin në kapitenerinë e Portit të Durrësit se kishin një defekt dhe qëndronin të ankoruar në kalatën lindore të portit.
Anija, zhdukja pa gjurmë nga Porti i Durrësit
Rreth tri ditë para se anija “Poseidon” të sekuestrohej, kapiteni dhe pronari i saj, të cilët prej dy muaj raportonin pranë kapitenerisë së portit se kishin defekt, kanë tentuar të largohen pa lënë gjurmë. Lajmi është bërë i ditur nga burime të Prokurorisë, të cilat sqaruan se pas marrjes së informacionit për një largim të mundshëm të anijes, u krye menjëherë sekuestrimi i saj në bazë të provave, që vërtetonin se me të ishin transportuar cigare kontrabandë. Burimet thonë se fakti i kërkesës së drejtuesve të largimit të mjetit lundrues nga porti për diku tjetër, kishte ngritur dyshime për një zhdukje të mundshme të saj nga ana e poseiduesve. Kjo, pasi për rreth dy muaj, ata kishin rapotuar se kishin defekt dhe kishin qëndruar të ankoruar në kalatën lindore të portit. Por vetëm tri ditë më parë kanë kërkuar leje të largohen për udhëtim. Sipas Prokurorisë, dyshohet se të arrestuarit mund të kenë nuhatur diçka nga hetimi i Prokurorisë dhe kanë dashur të largojnë anijen, që përbën një nga provat materiale kryesore.
Hetim për krerët e grupit
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka filluar hetimin për zbulimin e personave të tjerë të dyshuar si organizatorë të kontrabandës së cigareve. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme thanë se, dyshohet që kalimi i cigareve dhe mallrave të tjera kontrabandë në Portin e Durrësit, nga ky grup i strukturuar, të jetë aplikuar edhe më parë. Për këtë shkak hetimi është shtrirë në një kohë më të hershme, sqarojnë burimet. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se në këtë aferë mund të jenë të implikuar edhe të tjerë persona në kuadrin e organizatorëve të rrjetit. Por se ende nuk është konkluduar në ndonjë emër konkret në bazë të provave, theksojnë burimet. Ato shtojnë se, veç 9 personave të arrestuar, 9 të akuzuarve si bashkëpunëtorë që hetohen në gjendje të lirë dhe Fatmir Zotajt të shpallur në kërkim, dyshohet të ketë të tjerë persona të implikuar. Sipas Prokurorisë, këta persona dyshohet të kenë luajtur rolin e organizimit të lidhjeve të kontrabandës me bashkëpunëtorë të tjerë jashtë stetit. Burimet përfundojnë se nga verifikimet e deritanishme, rezulton që ata të mos jenë përzier direkt në kontrabandë, por të kenë organizuar dhe drejtuar gjithçka indirekt.
Prokuroria: Anija “Eni” i transportoi cigaret nga Mali i Zi
Në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë në Gjykatën e Durrësit për gjashtë të ndaluarit dhe të shpallurin në kërkim, prokurori i çështjes komunikoi akuzat e ngritura ndaj tyre. Prokurori ka deklaruar se cigaret vinin nga Mali i Zi dhe se anija “Eni”, e drejtuar nga kapiteni 59-vjeçar Bilal Koçi, ka dalë nga porti i Tivarit dhe është nisur për në Shqipëri më 28 mars, në orën 18.30. Burimet e akuzës thonë se disponojnë materialet për këtë fakt që i kanë siguruar nga korrespondenca me këtë port. Në parashtrimin e provave materiale, prokurori ka shtuar se anija është futur në akuarium në kundërshtim me rregullat, duke mos vënë në dijeni kapitenerinë, ndërkohë që është deklaruar se malli kontrabandë, i cili i është fshehur deklarimit në doganë dhe pa pullë fiskale, është sekuestruar në magazinën e Fatmir Zotaj, në Shkozet, ku edhe është arrestuar në flagrancë menaxheri i firmës, Gentian Koçi. Ndërsa është bërë e ditur gjithashtu se krahas të ndaluarve, në hetim janë edhe të tjerë. Prokurori ka akuzuar të gjithë të ndaluarit për aktivitet të jashtëligjshëm në ushtrimin e kontrabandës në bashkëpunim të strukturuar dhe evazion fiskal.
Nga verifikimet dhe ballafaqimet e kryera mes ngarkesave në Mal të Zi dhe cigareve të sekuestruara në magazinën e Zotajt në Shkozet, rezulton se një pjesë e tyre mungon. Dyshohet që ato të jenë shitur ose të jenë transportuar diku tjetër
Të ndaluarit
Bilal Koçi “burg pa afat” (kapiteni i anijes)
Gentian Koçi “burg pa afat” (menaxher)
Petrit Cila “burg pa afat” (oficer i parë)
Ligor Todi “burg pa afat” (marinar)
Hamdi Peza “burg pa afat” (marinar)
Gëzim Çyrbja “burg për një muaj” (kuzhinier)
Adrian Gokaj “burg për një muaj” (mekanik)
Ardian Cani (pronari dhe administratori i anijes “Poseidon”
Tahir Hoxha (kapiteni i anijes “Poseidon”)
Gentian Koçi (i akuzuar si bashkëpunëtor në kontrabandë)
Në kërkim
Fatmir Zotaj, pronari i anijes “Eni”
Sekuestrimet
Anija “Eni”
Anija “Poseidon”
Magazina 10 mijë metra katrorë në Shkozet
3.594 milionë
paketa cigaresh
1 Volksvagen
autoveturë me targa DR 4343 D
1 Benz
autoveturë me targa DR 7647 C
10 mijë euro
“pronë” e menaxherit
Shkaku është mosparaqitja e dëshmitarëve në nëntë seanca
Grabitësi i Paskuqanit, një vit i arrestuar pa filluar gjykimi
TIRANË – Dragut Skana, akuzuar tashmë për veprën penale të vrasjes me dashje në lidhje me një krim tjetër, fillimisht mori masën e arrestit nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Kalimi i disa veprave penale në Shkallën e Parë të gjyqësorit, bëri që edhe Skana të mos gjykohej nga Krimet e Rënda. Është arrestuar në fillim të shtatorit 2004 dhe deri tani ndaj tij nuk është zhvilluar asnjë seancë gjyqësore. Dosja ndodhet në zyrën e gjyqtarit Arben Micko. Seanca e parë gjyqësore është shënuar në datën 26 janar 2005. Pikërisht në këtë datë, gjykata bëri gati fletthirrjet për ardhjen e dëshmitarëve. Por me sa duket, kjo pikë është edhe gangrena e gjyqësorit. Deri tani janë hapur dhe mbyllur nëntë seanca gjyqësore, duke shënuar në procesverbal mungesën e dëshmitarëve të akuzës. Koha kalon dhe gjykata mjaftohet vetëm me hapjen e procesit, thirrjen e palëve dhe shënimet në procesverbal. Vetëm në seancën e datës 28 prill 2005, gjyqtari vendosi të lajmërojë Komisariatin numër 3 për të shoqëruar me forcë dëshmitarët. Por përsëri asgjë. Edhe policia nuk e ka bërë punën e saj. Kështu, gjykatës iu desh që në datën 5 maj të ripërsërisë kërkesën për thirrjen e dëshmitarëve në proces. Kjo histori vazhdon. Nuk është rasti i vetëm. Por duket që është më tipiku. Gjykata tani e ka bërë të udhës që një seancë gjyqësore ta shtyjë sa herë t'i duket e arsyeshme. Në procesverbal shënon shkaqe nga më të ndryshmet. Sa më shumë shtyhen seancat për faj të akuzës apo mungesës së dëshmitarëve, aq më shumë i shtohen shanset të pandehurve për të lënë qelitë para kohe. Rasti i Dragut Skanës lidhet me ardhjen e një dëshmitari, që është edhe kushëriri i tij. Bëhet fjalë për shtetasin e dëmtuar Avdi Skana. Sipas akuzës, Avdi Skana, natën e 1 shtatorit të vitit të kaluar, u godit me sende të forta në banesën e tij nga persona të armatosur. Pas ngjarjes, i dëmtuari arriti të kapë prej mesi një nga të maskuarit dhe në polici ka dëshmuar se nga zëri i është dukur si kushëriri i tij, Dragut Skana. Megjithatë, kjo provë fillimisht nuk ishte bindëse për gjykatën, e cila e la në burg Skanën në pritje të kryerjes së aktit të ekspertizës për gjurmët e gishtave të gjetura në vendngjarje. Skana, sipas akuzës, njihet si kontigjent krimi në Tiranë dhe për këtë arsye masa e tij ishte e rëndë dhe nuk u la ajo me afat e kërkuar nga avokati.