E Diel, 1 Nëntor 2026

Dule dhe Bollano, vizitë në Athinë

PBDNJ

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, së bashku me kreun e Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, zhvilluan një vizitë zyrtare në Greqi. Ata takuan ministrin e Jashtëm plotësues, me të cilin diskutuan mbi zhvillimet në Shqipëri dhe rajon. Dule, në një prononcim për mediat, komentoi mbi bojkotin e opozitës. Sipas tij, thyerja e bojkotit në këtë moment është në vullnet të lirë të Partisë Socialiste si një forcë pushteti. Ndërsa ai vlerësoi solidarizimin e shprehur nga opozita në rastin e përmbytjeve në Veri. Vasil Bollano tha gjithashtu se njësia e tij vendore ka vendosur që të depozitojë nga një pagë mujore për banorët e zonave të përmbytura.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›