Topalli, lobim për vizat në Belgjikë
Biseda
Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila vazhdon vizitën e saj në Bruksel, ka lobuar me dy nga krerët e institucioneve të Belgjikës që BE të heqë vizat për Shqipërinë në gjysmën e dytë të këtij viti, kur ky vend do të ketë Presidencën e radhës së BE-së. Topalli është takuar me Kryetarin e Parlamentit të Belgjikës, vend i cili merr Presidencën e radhës së BE-së në korrik të vitit 2010. Kryetarja e Kuvendit bisedoi me zotin Patrick Dewael, duke i paraprirë vendimmarrjeve që kanë lidhje me liberalizimin e vizave dhe opinionin që do të japë Komisioni për kërkesën e vendit kandidat, ndërkohë që Presidenca aktuale spanjolle dhe Presidenca e ardhshme belge koordinojnë mes tyre, për këto vendime. Kryetari Patrick Dewael siguroi për angazhimin e tij personal në ndihmë të Shqipërisë, në këtë situatë.
#